ELBASAN- Burime nga Report Tv bëjnë të ditur se janë 11 punonjës të burgjeve të arrestuar, në IEVP Elbasan, IEV Peqin, IEVP Drenovë. Po ashtu urdhër ndalimi si pjesë e grupit është dhënë edhe për 9 të burgosur ku disa prej tyre njihen sit të burgosurit “VIP” për shkak të krimeve të bëra. Ndër emrat e 'spikatur' si të përfshirë në këtë mega operacion janë Arben Grori, Klajdi Gjeçi, Aleksandër Sinanaj dhe Aleksandër Llanaj.
Në pranga kanë rënë edhe disa biznesmenë, konkretisht burrë e grua të cilët operojnë më dyqan pranë burgut të Peqinit. Një pjesë prej të arrestuarve janë edhe biznesmenë nga Vlorë të cilët akuzohen për lojëra fati.
Kush janë të burgosurit e përfshirë dhe për çfarë janë dënuar?
Aleksandër Llanaj është shpallur fajtor për vrasjen e tre të rinjve në prill të viti 2015 në Vlorë e dhe është dënuar me burgim të përjetshëm e më pas me 35 vite burgim nga të tre shkallët e gjyqësorit në Shqipëri.
Aleksandër Sinanaj dyshohet si një nga grabitësit e maskuar të Bankës Kombëtare Tregtare që ndodhet në lagjen “Hajro Çakërri” në qytetin e Vlorës, një ngjarje që ndodhi në 15.08.2011.
Arben Grori, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Itali, vendim që u njoh dhe u la në fuqi më pas dhe nga Gjykata e apelit, po në Milano. Grori u gjet fajtor për vrasjen e Zyberit, në një spital në Milano, ku ndodhej i shtruar.
Klajdi Gjeci, mik i shullazit u kap në Tiranë për shitje narkotikësh në Maj 2020
Lajmi kryesor:
Efektivë burgjesh e të burgosur VIP 'mbushën' qelitë me drogë, lëshohen 25 urdhër-arreste në Elbasan, Peqin e Vlorë! Arrestohet kreu i skemës, shefi i Policisë së Burgjeve në Elbasan (EMRAT)
G.MO//ReportTv.al