Kronikë

‘Shpirti’/ Anëtarët e organizatës së trafikut të drogës, nga prokurorë te zyrtarë policie e ish-shoqërues të Tahirit para gjykatës! GJKKO konfirmon masat, 24 në burg

4 Korrik 2021, 09:24| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 07:19

  • Share

28 të arrestuarit e megaoperacionit “Shpirti” përmes të cilit u shkatërrua një organizatë e mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, kanë dalë sot para Gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë. GJKKO ka konfirmuar të gjitha masat e mëparshme, duke lënë në burg 24 prej tyre dhe 4 në 'arrest shtëpie'. Dosja është rezultati i një investigimi disa vjecar të filluar nga Drejtoria Investigative Antimafia (DIA) të Puljas në Itali dhe finalizuar nga prokurorët e SPAK, përmes hetimeve të skuadrave investigative të përbashkëta. 

Me arrest në burg: Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kamberi, Benard Tahiraj, Mereglen Çaçi, Erind Hysomenaj, Klajdi Ademi, Toni Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Sajmir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Malton Lleshi, Shkëlzen Daçi, Eltion Bregasi, Paul (Agustin) Deda në arrati shoqërues i ministrit të Brendshëm të kohës Sajmir Tahiri, Hekuran Marku në arrati shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyfttari, Artan Zylyftari Festim Lela, Ish-oficeri i policisë i proceduar më parë  për trafik narkotikësh

Arrest Shtëpie: Luan Zylyftari,  Artur Krasniqi punonjës i policisë së Kavajës, Ilirjan Balla shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Maksim Sota (Prokurori i Vlorës)

38 ishin urdhër-arrestet e lëshuara lëshuar nga SPAK, 10 të ekzekutuar në 2020, ndërkohë që 28 të tjerët janë ekzekutuar disa ditë më parë. Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. Përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi, në praga kanë rënë edhe një administrator publik Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Prokurori i Vlorës Maksim Sota, tre zyrtar të larte të policisë e dy punonjës te tjerë, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e prestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.

Hetimet për këtë operacion janë bërë nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021, që kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna të rëndësishme ndaj 38 shtetasve shqiptarë. Maksim Sota, prokurori i Vlorës, i arrestuar në kuadër të operacionit ‘Shpirti’  u akuzua në dosje për shpërdorim detyre dhe aktualisht ndodhet ‘në arrest shtëpie’. Sipas dosjes, roli i supozuar i prokurorit Maksim Sota rezulton nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Donial Droli dhe Maringlen Shusha, sipas të cilëve drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020, kishte lidhje me prokurorin, madje i kishte siguruar një shtëpi me qira të cilën e paguante trafikanti, kur Maksim Sota jetonte bashkë me Maringlen Shushaj. Mbi bazën e këtyre dëshmive, u krijua dyshimi për "infiltrimin e gupit kriminal në radhët e përfaqësuesve që ushtrojnë ndjekjen penale në emër të Shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprimtarive kriminale". Gjykata mbi këto elemente ka bazuar akuzat ndaj prokurorit Maksim Sota për shpërdorim detyre.

Detaje të reja janë zbardhur edhe për rolin që kanë pasur edhe dy ish shoqëruesit e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët ishin në krye të këtij rrjeti trafiku. Agustin Deda dhe Hekuran Marku kanë qenë organizatorët e trafikut dhe janë të arrestuar në Spanjë. Arrestimi i tyre dhe zbulimi i këtij rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike u bë kur Deda dhe Marku trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën 1016 kilogramë kanabis, e cila i është sekuestruar në Bari me 21 dhjetor 2016 skafisteve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini.

Gjatë operacionit u sekuestruan  2 armë zjarri dhe rreth 60 mijë euro cash. I gjithë rrjeti u zbardh falë 4 'të penduarve', të cilët më pas u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë, të katërt në rangje të larta të grupeve mafioze e kriminale, i kanë dhënë 'dorën' më të madhe SPAK-ut i cili ka goditur në shenjë dhe ka shkatërruar një organizatë të mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. 

38 personat janë konsideruar përgjegjës për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e trafik ndërkombëtar të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.  Janë vënë në pranga dhe janë dokumentuar shkelje të ligjit dhe veprime korruptive te kryera nga zyrtarë publik shqiptarë për akuza si pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike, që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishme. Operacioni italo-shqiptar ishte rrjedhë e zhvillimeve hetimore të operacioneve "Shefi" e "Kulmi" ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias Italiane të Barit.

Ora 16:01
'Shpirti'/ GJKKO konfirmon masat e sigurisë për 28 të arrestuarit, 24 në burg, 4 të tjerë në arrest shtëpie

1611045228_gjkko1024x576.jpg
Apeli i GJKKO na konfirmuar para pak minutash të gjitha masat e sigurisë të marra për 28 të arrestuarit në kuadër të operacionit 'Shpirti'. 24 të akuzuar janë lënë në burg, ndërkohë që 4 të tjerët në arrest shtëpie.

Me arrest në burg

Aleks Memaj

Jovan Memaj

Aleksandër Neço

Shkëlzen Kamberi

Benard Tahiraj

Mereglen Çaçi

Erind Hysomenaj

Klajdi Ademi

Toni Kushi

Erion Hoxhara

Çezar Gjomemo

Sajmir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajës

Malton Lleshi

Shkëlzen Daçi

Eltion Bregasi

Paul (Agustin) Deda, shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri

Hekuran Marku, shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri

Hamid Seferi

Leonidha Sejdiaj

Ilir Gaba

Geri Zylyftari

Erlind Zylyfttari

Artan Zylyftari

Festim Lela, Ish-oficeri i policisë, i proceduar më parë  për trafik narkotikësh

 

Arrest Shtëpie

Luan Zylyftari

Artur Krasniqi, punonjës i policisë së Kavajës

Ilirjan Balla shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit

Maksim Sota (Prokurori i Vlorës)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?