MEK ka dalë në një deklaratë zyrtare pas kontrollit që Policia e Shtetit ka ushtruar sot në ambientet e kampit, ku u sekuestruan edhe severa të cilat dyshoheshin se përdoreshin për sulmi kibernetike ndaj shteteve të tjera. Në deklaratën e ndarë për mediat, MEK i bën thirrje SHBA dhe Kombeve të Bashkuara të dënojnë kontrollin brenda kampit, pasi ato kanë dalë garant për sigurinë e tyre.
“Rezistenca iraniane kërkon që SHBA, qeveria dhe Kombet e Bashkuara, të cilat kanë garantuar sigurinë dhe mirëqenien e banorëve të Ashrafit në mënyrë të përsëritur, të dënojnë këtë sjellje kriminale dhe barbare dhe të japin garancitë e nevojshme për të parandaluar këto lloj sjelljesh të jashtëligjshme që shkelin në mënyrë flagrante shumë traktate ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën për Statusin e Refugjatëve, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Bashkimi Evropian, për anëtarësimin e të cilit Shqipëria ka aplikuar, duhet të dënojë këtë sulm brutal dhe të kërkojë llogari nga qeveria shqiptare për këtë sjellje”, thuhet në deklaratë.
Lajmi kryesor:
Me urdhër të SPAK, policia zbarkon në kampin e MEK në Durrës! U gjet një qendër serverash që kryenin sulme kibernetike në institucionet e huaja (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al