Meksi: Në fund të qershorit të bëhen zgjedhjet vendore...opozita i ka bërë shumë dëme vetes

4 Maj 2020, 19:13| Përditesimi: 4 Maj 2020, 19:25

  • Share

Në një intervistë për Report Tv, ish- kryeministri Aleksandër Meksi, ndalur te opozita ai tha se i ka bërë shumë dëm vetes që ka zanafillën që tek bëra e listave, ndërsa kritika ka pasur edhe për rolin e qeverisë, sipas së cilit "i mbyll gojën kundërshtarëve. Nisur nga kjo, për Meksin në fund të qershorit duhet të zhvillohen zgjedhjet vendore, për të ndryshuar klimën politike në vend.

"Pa opozitë nuk ka qeverisje demokratike, qeverisja që i mbyll zërin opozitës është jo demokratike. Situata sot është skandaloze në këtë drejtim, për faj të roganizimit të shtetit shqiptar të vitit 2008, iu hoq e drejta e referendumit për ndryshimet Kushtetuese. Opozita duke ecur këtë rrugë të mbivlerësim të pak vetave, të bërjes së listave, të largimit apo sharjes siç dëgjojmë, sigurisht që i bën dëmin vetes, por tjetra është që duhet të ndalohet edhe presioni, dhuna, dhe të ndryshohet ligji elektoral për zgjedhjet politike që po vijnë. Në fund të qershorit të bëhen zgjedhjet vendore, me dy raunde, me një përmirësim të ndarjes territoriale. Kjo do të ndryshonte klimën politke, nuk ka mbetur puna që të votojnë elektronikisht, por të garantohen që votat të mos vidhen, nuk u vodhën votat në këtë masa. Nuk duam t'i bëjmë, mesa duket ka shumë njerëz që nuk e duan demokracinë", tha Meksi.


Lajmi kryesor:

Meksi: Rama 'OK' me kufizimet, por jo lehtësimet! Po u thuhet shqiptarëve 'bëni ç'të doni'... opozita dëmtoi veten me largimet, PD duhet të hapë partinë


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?