Ish- kryeministri Aleksandër Meksi, ka vlerësuar masat e marra nga qeveria në fillim të pandemisë, por është shprehur kundër për lehtësimin e tyre në këtë fazë. Në një intervistë për Report Tv, Meksi zgjodhi që të mos jepte një notë për vendimet e marra nga qeveria Rama, por tha se nuk është aspak dakord me hapjen, sipas së cilit shqiptarëve po u thuhet "bëni çfarë ttë doni".
"Shkollat janë mbyllur nuk ka nota për qeverinë Rama. Ai bëri mirë që e mbylli, nëse bëri mirë kur hoqi kufizimit, nuk është në lartësinë e duhuar që e ka lëshuar fare "bëni cfarë të doni". Mos bërja e tamponëve do të bëjnë që ne të mos e dimë fare se ku jemi, nëse nuk marrim këto masa, rrezikojmë për një valë e re. Nuk ka nevojë që të merret shembull Suedia, se aty jetojnë suedezët, ne jemi në Shqipëri me kushtet tona, që priren të jenë të lumtur kur u vjen një e-mail me konspiracion", tha Meksi.
Lajmi kryesor:
Meksi: Rama 'OK' me kufizimet, por jo lehtësimet! Po u thuhet shqiptarëve 'bëni ç'të doni'... opozita dëmtoi veten me largimet, PD duhet të hapë partinë
B.K.//ReportTv.al