Fitorja e zgjedhjeve nga kryesocialisti Edi Rama është pritur mirë edhe nga faktori ndërkombëtar.
Urimet nuk kanë munguar, që nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni nga "motra për vëllain", tek kreu i qeverisë spanjolle pedro Sanchez, që vlerëson se mbështetja masive nga shqiptarët me votë ndaj PS ishte edhe për Shqipërinë në BE.
Gjithashtu kanë uruar edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, i cili pas mesazhit të urimit shprehet për homologun Edi Rama se "mezi priste që të ishte pjesë e samitit të Europës në Tiranë".
Një mesazh urimi ka dërguar edhe presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili vuri në dukje mbështetjen që Shqipëria dhe kryeministri Rama i ka dhënë Ukrainës gjatë konfliktit dhe luftës me Rusinë.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ishte e para që e ka uruar homologun shqiptar Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit. Meloni është shprehur në urimin e saj se do të vijojë të mbajë lidhje të forta me Ramën dhe qeverinë e tij.
“Do të doja t’i shprehja urimet e mia të sinqerta kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e tij si kreu i qeverisë shqiptare.
Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t'iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative.
Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”, thuhet në urimin e Melonit.
Nga ana tjetër urimit të Melonit në Tëiter i është përgjigjur dhe kryesocialisti Edi Rama, i cili ka thënë se është një privilegj të bashkëpunoj me një lidere si kryeministrja italiane.
"Faleminderit, Motër. Është një nder të shërbej një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe është një privilegj të bashkëpunoj me një lidere si ti, që thua atë që bën dhe bën atë që thua. Nuk e di nëse e kam shkruar saktë “un” lider dhe jo “una” lidere, por e di me siguri që më e mira për dy vendet tona ende nuk ka ardhur."-shkruan Rama.
Giorgia Meloni, kryeministrja e Italisë është përfaqësuese kryesore e të djathtës në Europë edhe një nga kryesueset e PPE-së. PPE pak javë më parë hartoi një rezolutë në samitin e Partive Popullore Evropiane mbi zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. E hartuar nga përfaqësuesit e PD në PPE, në rezolutë thuhej se partitë e djathta shprehin shqetësimin për situatën politike në prag të zgjedhjeve që lidhej me keqpërdorimin e burimeve shtetërore, blerjen e votës dhe shkeljen e fshehtësisë.
Keir Starmer
Kryeministri britanik Keir Starmer ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt qeverisës duke e cilësuar historike.
“Urime @ediramaal për fitoren tuaj historike në zgjedhje.
Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për të sjellë rezultate për njerëzit që punojnë në të dy vendet tona”,- uron kryeministri britanik
Fitorja e zgjedhjeve në Shqipëri nga Partia Socialiste është uruar edhe nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.
Njëkohësisht lideri i partisë Socialiste Spanjolle PSOE, i ka dërguar urimet më të mira për fitoren më 11 maj homologut të tij shqiptar, Edi Rama ditën e sotme.
“Urime Edi Rama, për fitoren bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, shkruan ai në postimin e llogarisë personale në rrjetin social X.
Urimi i kryeministrit spanjoll Sanchez në rrjetin social X
Kryeministri Rama ka falenderuar kryeministrin spanjoll për urimin dhe mbështetjen e këtij të fundit për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Me gjithë zemër, faleminderit vëllai im i dashur në këtë betejë. Çfarë privilegji të udhëheq Partinë Socialiste në Shqipëri në të njëjtën periudhë me udhëheqjen tënde mbresëlënëse në krye të PSOE-së dhe të Internacionales Socialiste, duke pasur gjithashtu mbështetjen tënde të çmuar në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian! Përjetësisht mirënjohës”,- përgjigjet Rama.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Urime për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj sukses në shërbim të popullit shqiptar. E vlerësojmë shumë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet vetëm përmes një armëpushimi të plotë dhe të pakushtëzuar. Mezi pres të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet miqësore mes vendeve tona, për të mirën e të dy kombeve tona.”, shkruan Zelensky.
Kryeministri falenderon liderin ukrainas për urimin dhe i uron mirëseardhje në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian.
"Faleminderit V
Është një nder të jem i numëruar mes miqve të tu dhe akoma më shumë të qëndroj përkrah Ukrainës në këto kohë përcaktuese
Pres me padurim të të mirëpres këtë javë në Tiranë, që është dhe gjithmonë do të mbetet shtëpia jote e dytë",- përgjigjet Rama.
Edi Rama dhe Andrej Plenkovic
Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet në Tiranë të premten.
“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren në zgjedhje! Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të @NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten', - shkruan Plenkovic.
Congratulations to Prime Minister @ediramaal on election victory! I look forward to further strengthening of ????bilateral relations and continued cooperation within @NATO and other international forums. I look forward to attending the EPC summit in Tirana on Friday. pic.twitter.com/ilsBYt1DdS
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) May 13, 2025
Komente
