Receta

Mëngjes i shëndetshëm nga zonja Albana

23 Shtator 2021, 10:46| Përditesimi: 23 Shtator 2021, 10:47

  • Share

MËNGJES I SHËNDETSHËM

Përbërësit:

200 gr kos

1 lgj tërshërë

½ lgj qumësht të kondensuar

1 lgj mjaltë

Fara kia

Fara kungulli

Miks farash të ndryshme

Fruta pylli

Lëng limoni

Përgatitja:

Bashkojmë kosin me tërshërën dhe qumështin e kondensuar dhe e vendosim në frigorifer për rreth 15 minuta.

Më pas shtojmë tek kosi me tërshërë, farat e kias, farat e kungullit dhe fara të tjera që mund të kemi në shtëpi. E ëmbëlsojmë me pak mjaltë, shtojmë frutat e pyllit të spërkatura me pak lëng limoni dhe e kemi gati për t’a konsumuar.

 

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?