Mëngjes i thjeshtë me bukë dhe vezë nga zonja Vjollca

14 Korrik 2020, 10:38| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 10:40

  • Share

Mëngjes  i thjeshtë me bukë dhe vezë

Përbërësit:

1 bagetë

1 tufë majdanoz

1 thelpi hudhër

vaj ulliri

1 spec

3 vezë

1 domate

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Presim bagetën në feta jo shumë të hollë. Grijmë majdanozin hollë dhe e vendosim atë në një tas. Grijmë 1 thelpi hudhër në rende dhe I përziejmë mirë përbërësit. Lyejmë fetat e bagetës nga të dy anët dhe e vendosim në tigan.

Vendosim tiganin në zjarr, presim 1 spec në kubikë të vegjël. Rrahim vezët shtojmë specat në kubikë dhe domaten në kubikë I rrahim  sëbashku me vezët, kripë dhe piper të zi. Kontrollojmë dhe I kthejmë fetat e bagetës shtojmë ngadalë duke mbuluar të gjitha bukët. Shtojmë ngadalë  duke mbuluar të gjitha bukët, me vezët vendosim kapakun dhe e lëmë të mpiksen vezët për 7-8 minuta dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?