Ekipi i Argjentinës

Sport

Menjëherë pas dështimit në Botëror, Argjentina merr një tjetër lajm të hidhur

30 Qershor 2018, 19:09| Përditesimi: 1 Korrik 2018, 01:13

  • Share

Argjentina është larguar sot nga Botërori 2018, pas eliminimit të turpshëm që i bëri Franca. Menjëherë pas kësaj humbjeje, ekipi i Argjentinës është përballur me një tjetër lajm jo të mirë.

Njëri prej futbollistëve më të mirë, Havier Maskerano, i ka thënë zyrtarisht lamtumirë kombëtares së tij. 32-vjeçari ka marrë vendimin drastik, pas zhgënjimit në Rusi, duke u shprehur se do të jetë thjesht një tifoz i Argjentinës.

Është koha për të thënë mirupafshim. Dhamë gjithçka, por në fund nuk ishte e mjaftueshme. Prej tani, do të jem thjesht një tifoz i Argjentinës.

 Futbollisti Havier Maskerano

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?