PARIS -Yjet e sportit, ekranit dhe muzikës u bashkuan në ceremoninë e mbylljes së 'Paris 2024' për t'i dhënë fund Lojërave të 33-ta Olimpike. Aktori Tom Cruise zbriti nga çatia e 'Stade de France' për të mbledhur flamurin olimpik si pjesë e dorëzimit në qytetin amerikan të Los Anxhelosit, i cili do të presë Lojërat e ardhshme në 2028.
Red Hot Chili Peppers, Billie Eilish, Snoop Dogg dhe Dr Dre më pas performuan në Venice Beach si pjesë e një spektakli të mbushur me yje për të përfunduar ceremoninë.
Më pas, përfaqësuesit e të gjitha shteteve pjesëmarrëse parakaluan me flamujt kombëtar, ku për Shqipërinë ai që mbante flamurin kuqezi ishte mundësi Islam Dudaev, fitues i medaljes së bronztë në mundje, së bashku me Chermen Valiev. Për Kosovën flamurin e mbanin atletja Gresa Bakraçi dhe notari Adell Shabovic.
Flamuri kuqezi në Paris
Pas parakalimit të sportistëve me flamuj ishte radha e sportistëve të tjerë që të hynin në fushë, ku ishte pozicionuar një skenë në formën e kontinenteve. Në fund nuk mungoi spektakli i fishekzjarreve.
Aktori Tom Cruise zbriti nga çatia e stadiumit për të mbledhur flamurin Olimpik, përpara se të nisej me një motoçikletë për të filluar udhëtimin e tij përtej Atlantikut