Chermen Valiev dhe Islam Dudaev

Paris 2024/ Mbyllen Lojërat Olimpike, SHBA i merr Kinës vendin e parë me fotofinish! Medaljet e fituara në Olimpiadë, për Shqipërinë historike

12 Gusht, 08:31| Përditesimi: 12 Gusht, 10:33

  • Share

Olimpiada e Parisit 2024 do mbahet mend nga shqiptarët, pasi për herë të parë vendi ynë siguroi dy medalje, kjo 52 vite pas herës së parë që debutoi në eventin më të madh sportiv në glob.

Mundësit rusë të natyralizuar, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev i dhanë Shqipërisë dy medalje të bronzta, duke shkruar emrat në librin e historisë olimpike të vendit tonë. Ndërkohë Kosova siguroi dy medalje, një argjendi dhe një bronzi.

Situata e medaljeve pas mbylljes së Lojërave Olimpike

SHBA dhe Kina e mbyllin me medalje të arta të barabarta, 40-të, por duke qenë se në total Shtetet e Bashkuara kanë më shumë medalje, mbajnë vendin e parë.

E arta e femrave në basketboll ka qenë e 40-ta për SHBA-të dhe e fundit e cila u shpërnda në Paris 2024. Bilanci i delegacionit amerikan pas 15 ditësh plot me gara është pasuruar me 40 të arta, 44 të argjendta dhe 42 të bronzta. Në total Shetet e Bashkuara të Amerikën kanë fituar 126 medalje.

Në vendin e dytë qëndron Kina, e cila mori 40 medalje ari, 27 argjendi dhe 24 bronzi për një total prej 91 medaljesh. Në vendin e tretë e mbyll Japonia, e cila në total mori 45 medalje; 20 ari, 12 argjendi dhe 13 bronzi.

Lojërat Olimpike nisën më 26 korrik dhe zgjatën deri më 11 gusht.

Lista e plotë e medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ (KLIKO).

Lista e dhjetë vendeve të para

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?