Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se ajo kishte planifikuar të zhvillonte bisedime evropiane me Vladimir Putin vitin e kaluar, por në fund e kuptoi se "nuk kishte më forcë për të vazhduar" drejt tij.
Në një intervistë me revistën e lajmeve Der Spiegel, Merkel, e cila u tërhoq nga politika vitin e kaluar pas 16 vitesh në pushtet, tha se ajo dhe presidenti francez Emmanuel Macron kishin planifikuar të zhvillonin një format të pavarur bisedash me liderin rus brenda Këshillit Evropian në vitin 2021, raportojnë mediat e huaja.
"Unë nuk kisha më forcë për të vazhduar, sepse në fund të fundit, të gjithë e dinin se do të largohesha në vjeshtë”, tha ajo.
Duke iu referuar vizitës së saj të lamtumirës në Moskë në gusht 2021, ish-kancelarja, e cila flet rrjedhshëm rusisht, shtoi:
"Ndjenja ishte shumë e qartë. Për sa i përket politikës së pushtetit, ju jeni duke kaluar atë. Për Putinin, vetëm fuqia ka rëndësi."
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Bombardime në Kherson, ushtria ruse sulmon dhe një park lojërash! Kiev, 70% e shtëpive pa energji elektrike dhe pa ngrohje
S.S/ReportTv.al