Presidenti Ilir Meta

Opinion

Mero Baze: Axhenda ditore e presidentit tregon gjithçka për të

22 Prill 2021, 11:55| Përditesimi: 22 Prill 2021, 11:57

  • Share

Nëse doni të shikoni se kush është presidenti i Republikës, shikoni axhendën e tij ditore dhe temat e debateve që duhet të përballojë.

Dje në mesditë ishte i angazhuar të mbronte vrasësin e një mjeku në Elbasan, një njeriu të paarmatosur, të pambrojtur dhe të parrezikshëm, që ishte në punë të vet në një veturë, që siç provohet, nuk ka asgjë të kundraligjshme brenda.

Një ish- komando nga Tropoja, i rekrutuar nga shtabi i PD, qëllon pesë plumba mbi të, pasi forcat paramilitare të PD-së kanë vendosur ta vrasin.

Presidenti, i cili vdes të shpikë ngjarje të rënda në fushatë, jo vetëm që merr anën e vrasësit, por nuk denjon as ta ngushëllojë viktimën, që e ka pasur kryetar të LSI në Elbasan.

Arsyeja ëhstë se e ka tradhtuar dhe ai ndjehet i gëzuar që ndëshkohet një tradhtar me vdekje.

Pastaj në darkë presidenti angazhohet të “shpëtojë” dikë nga Skrapari, se e paskan kërcënuar. Nuk ka ndonjë fakt për këtë, por i ka mjaftuar një telefonatë nga Skrapari, kurse gjaku i derdhur në mes të Bulevaradit në Elbasan e ka gëzuar.

Sot në mëngjes në Vlorë ka marrë Ramazanin, një pronar klubi në Gji të Lalzit, dhe po sqaron para gjithë shqiptarëve se Ilir Meta nuk ka dashur t’i marrë tokën e klubit për vete, dhe se këto janë thashetheme.

Ramazani është bindur dhe ka vendosur të dëshmojë që Ilir Meta nuk është takuar me subjekte të OFL-së në klubin e tij. A thua se Ramazani i shkretë ka listën e OFL-së në menu të klubit dhe i njeh.

Pas kësaj, ka vazhduar sulmet ndaj Alqi Bllakos, ish- shefit të Kabinetit të tij në Presidencë, që tani i është bashkuar PS-së në Tiranë.

Atë e akuzon për tendera dhe premton se do ta çojë në SPAK. Arsyeja është njësoj si ajo e Xhuvanit në Elbasan, se ka tradhtuar Ilir Metën.

Pas konferencës pastaj merr në telefon numrin 2 të Vlorës dhe i premton se pavarësisht se çfarë thotë Monika, Luan Rama nuk do jetë deputet, por do jetë ajo.

Pra gjithë axhenda ditore e presdentit, janë gjithë hallet e tij psiqike dhe ordinere, ose vrasje, ose rrahje, ose tendera, ose zaptim toke të Ramazanit, ose takim me kapuç me subjekte të OFL-së, dhe interesi i shtuar me numrin 2 të listës në Vlorë.

Mjafton një axhendë e tllë për të kuptuar kë kemi president, dhe kush është ai.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 22/04/2021 17:41

    A ka me shkerdhate burre se Metmuti hajduti?

    Përgjigju
  • Qytetari: 22/04/2021 13:08

    Ky monster President,ky rrugac ordiner duhet te marre ndeshkim shembullor nga organet e drejtesise e te behet shembull se shperfytyrimi ne kete fare derexheje per vjedhjet dhe grabitjet qe ke bere 30 vjet duhet te ndeshkohet me patjeter.

    Përgjigju
  • Ramazoni: 22/04/2021 12:06

    Por une do t'ja fal vet token Likes...Me mire te mbetem gjalle prej paramilitareve! Se une nuk jam budalla te mos kem frike prej malokeve te Salehut nen urdherat e Likes!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?