Fredi Beleri

Mero Baze: Greqia t’i kërkojë Burkselit të lirojë Belerin, Rama s’ka asnjë mundësi

14 Gusht 2023, 17:50| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 18:38

  • Share

Ka një ofensivë diplomatike të ekzagjeruar të Greqisë në kërkim të lirisë për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, por që drejtësia nuk i mundëson betimin në gjendje arresti.

Ndalimi i tij nga policia katër ditë para zgjedhjesh mund të ishte shmangur duke vazhduar hetimet deri të dielën, por ndërhyrja dhe kapja në flagrancë e çoi atë njëkohësisht në dy vende, në burg dhe në postin e kryetarit të Bashkisë. Nëse nuk do të ishte ndaluar ndoshta dhe nuk do të kishte fituar dhe mund të ishte arrestuar, çka do ishte dhe më keq për të.

Por tani është e qartë se në këtë vend, në këto kohë, e vetmja adresë e pavlefshme për të kërkuar ndihmë tek drejtësia, është qeveria.

Pesë kryetarë bashkish janë në burg, nga të cilët katër shqiptarë dhe një i pakicës greke, secili për arsyet e veta, që nga seksi në zyrë, ryshfeti në zyrë apo leje ndërtimi dhe rrugë pa leje, e deri tek blerje votash. Katër bashkiakët e tjerë janë të Edi Ramës.

Po ashtu disa ministra, përfshi zëvendëskryeministri i Edi Ramës, është i dënuar me burg.

Nëse ka një gjë që Edi Rama e dëshiron me gjithë zemër, është ta ndihmojë dikush nga Evropa që ta ketë në dorë këtë punë, dhe të urdhërojë SPAK apo gjykatat t’i lirojnë ata që do ai.

Por në fakt të gjithë jemi dëshmitarë që jo vetëm nuk e bën dot, por përkundrazi SPAK përgjon kush është më afër tij për ta goditur.

Tani kjo ofensiva diplomatike greke mbi Edi Ramën që ai të lirojë Belerin është pak qesharake.

Ju siguroj se njeriu që e dëshiron më shumë këtë kompetencë është Edi Rama, por qeveria greke si vend i BE, duhet t’u mbushë mendjen atyre në Bruksel që Edi Ramës t’i japin një kompetencë të tillë, që të lirojë dikë nga burgu, nëse e dëshiron ai.

Puna është se Brukseli dhe Uashingtoni që kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në reformën në drejtësi dhe veçanërisht te SPAK, bëjnë presion për të kundërtën, që Edi Rama të jetë i rrethuar nga drejtësia dhe i kanë shkuar deri tek paradhoma e tij me pranga në duar.

Tani t’i thuash Edi Ramës na nxirr Belerin dhe lëri katër bashkiakët e tu në burg është pak teprim. Ose në të kundërt është mungesë serioziteti nga Greqia, si vend i BE.

Personalisht do isha i lumtur që Beleri të mos arrestohej por të mundej me vota, siç mund të ndodhte realisht. Por drejtësia nuk është në dorën time qe e doja të lirë, as të të tjerëve që e duan Belerin të varur. Më shumë është në dorë të dhe nën ndikim të 27 vendeve të BE dhe Uashingtonit. Madje më shumë se sa Ramën, SPAK ka frikë Berishën. Derisa nuk ja bën as atij këtë nder që e ka kandidat të tij, d.m.th nuk është e lehtë. Madje Beleri është i vetmi njeri i Berishës i arrestuar nga SPAK deri tani.

Greqia ka plot miq në Uashington dhe Bruksel. Para se t’u kërkojë atyre të ndëshkojnë Shqipërinë pse drejtësia ka arrestuar Belerin, le t’u kërkojë atyre të lirojnë Belerin se mund ta arrijnë më lehtë. Kështu ndihmojnë dhe Ramën të ketë dhe ai mundësi të lirojë ndonjë të vetin. Pa ja arrestuar dhe gjysmën tjetër të qeverisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 15/08/2023 10:29

    Edhe un kerkoj qe Bejleri te denohet por ama duhet te denohen te gjithe ata krye bashkiake qe kane blere vota dhe te gjithe ata qe kane blere vota. Ligji duhet te jete i njejte per te gjithe.Nuk eshte aspak e drejte kur kerkohet te denohet Berisha (megjithese aie meriton te denohet) por nuk jam aspak dakort kur kerkohet denimi i Berishes dhe jo i atyre qe kane shkelur ligjinper lejen e ndertimit.Nuk jam aspak dakort kur diskutohet per kullen se kush do e ndertoje dhe asnje fjale per ate qe dha lejen per te uzurpuar kete vend te gjelber. Ai qe nderton duhet te hetohet dhe denohet ku i gjeti parate, ndersa ai qe dha lejen per betonizimin e ç'do sip. ne Tirane.

    Përgjigju
  • Ismail Qemali: 15/08/2023 09:26

    https://youtu.be/V4ZFB4hCUw0

    Përgjigju
  • Gallata: 15/08/2023 08:33

    Unë mendoj që në protestën e radhës për lirimin e belerit, të mari pjesë edhe Rama, bashkë me grekët. Kështu heq nga kurrizi barrën e lirimit të belerit, se në fakt i bie që protestat janë kundër Spak dhe drejtësisë. Pse kta grekët, që kërkojnë shtet të së drejtës i kërkojnë qeverisë që të liroj një të burgosur? Qeveria ska më autoritet ta lirojë të burgosurin, vetëm gjykimi si i pafajshëm e liron atë copë muti.

    Përgjigju
  • Dakord: 14/08/2023 19:41

    Unë jam një nga ata që e dua belerin të varur. Nëse beleri, larg qoftë, është kusht për në BE atëhere fuck BE dhe pikë

    Përgjigju
    • Arben: 14/08/2023 23:52

      Jam shum ndakord me ty? Bile po ndyrhyri Rama për ta liruar athere duhen demostrata për ta rrëzuar nga pushteti

  • TurkAegean: 14/08/2023 18:18

    Po mundohet greku, por nuk po çan dot rrethimin. Çdo plan i dekonspirohet shpejt nga vetë 'Bejlerët' homogjen. Fol me Erdoganin tani Micotaqis se mbase ua liron ai Bejlerin me Bayraktarët e tij.

    Përgjigju
  • familjaret w te vrarevw.: 14/08/2023 18:17

    vafsh ne xhehenem o edi beljeri,,o kriminnel i poshter,,ke vrare 4 uahtarake te shtetit shqiptar,,je ne gjak me ne..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?