Protestë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, prezent kryebashkiaku i Athinës dhe i Selanikut! Beleri nga burgu: Jam i fortë, drejtësia fiton

14 Gusht 2023, 17:57| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 21:42

  • Share

HIMARË- Në ditën e tij të fundit si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, qytetarë dhe kryebashkiaku i Selanikut dhe ai i Athinës protestuan sot për Fredi Belerin.

E organizuar nga Omonia, në sheshin e Spilesë në Himarë u zhvillua një protestë ku kërkohet lirimi i kryebashkiakut të zgjedhur në 14 maj Fredi Beleri.

Në mbështetje u shfaqën kryebashkiaku i Athinës Kostandinos Bakojanis dhe kryetari i bashkisë së Selanikut, Kostandinos Zervas si dhe kryetarët e bashkive Igumenicë dhe Korfuz. Përfaqësuesit grekë theksuan rëndësinë e respektimit të të drejtës së Belerit për betim si kryetar i ardhshëm i bashkisë. 

‘Ashtu si në sistemet e tjera totalitare ka të burgosur, Edi Rama mban Fredin tonë. Ai donte dinjitetin e qytetarëve të tij dhe e burgosën. Ky është motivi i regjimeve që nuk funksionojnë dot pa të burgosur politikë. Putini mban të burgosur Navalnyn, ndërsa Rama mban Fredin tonë.I drejtohem sërish kryeministrit të vendit, dëshiroj që sërish t’i kujtoj se çdo moment që zgjatet burgosja e tij, po kaq zvogëlohet qëndrimi i tij në pushtet. Edi Rama nuk e di më kë është ngatërruar”, u shpreh ai.

Një mesazh audio erdhi edhe nga Fredi Beleri për protestuesit, mesazh i përcjellë edhe nga mediat greke.

Në pankarta, shumica të shkruara greqisht, qytetarët kërkonin drejtësi. Kjo protestë vjen pak ditë pasi deputeti grek zhvilloi një takim me Belerin në Tiranë ndërsa shtoi se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë do të krisen nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nuk lirohet.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

Ora 21:26
Protesta për Belerin në Himarë, Kryebashkiaku i Athinës: Nuk burgoset demokracia

 

Kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis ka dhënë një mesazh nga protesta që u mbajt për lirimin e kryebashkikut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Gjatë fjalë së tij ai theksoi se paraburgimi i Fredi Belerit shkel shtetin e së drejtës.

“Demokracia nuk burgoset. Zëri i qytetarëve nuk hesht. Urdhri i popullit nuk shkelet. Himara ka kryebashkiak e ke zgjedhur kryebashkiakun dhe ai është Fredi Beleri. Thërrisnin emrin e tij sepse kryebashkiaku juaj ka emër dhe ai është Fredi Beleri. Miku ik Fredi Beleri ka të drejtën e një gjyqi të drejtë. Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryebashkiak dhe të marrë detyrën e tij. Është e drejta e tij, por është e drejta edhe e popullit të Himarës. Dëshiroj të mirëpresin Shqipërinë në familjen europiane, duam të jetojmë bashkë në shtëpinë tonë të madhe, por kjo shtëpi do themele, shteti i së drejtës, demokracia, janë principet tona dhe janë të panegociueshme”, tha ai.

Ora 19:07
Sot afati i fundit për betimin si kryebashkiak, Fredi Beleri për mediat greke: Jam i fortë, drejtësia fiton

 

Sot është dita e fundit për betimin e kryebashkiakut Fredi Beleri dhe në Himarë po zhvillohet një protestë në mbrojtje të tij. Për këtë arsye, nga burgu Beleri ka pasur një mesazh, teksa tregon se nuk e ka humbur shpresën që do të marrë drejtimin e Bashkisë.

Ju në 14 maj nuk u frikësuat i bie të mos të trembem as unë. Shpirti dhe zemra e himarjotit nuk burgoset, drejtësia fiton gjithmonë. Edhe më shpejt edhe më vonë por fiton, më 14 maj dhamë një betejë, mbrojtëm të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë e grek. Akuza e pabazë, tendencioze është e padenjë, por ne fituam. Fituam jo vetëm zgjedhjet por edhe diçka më të madhe, shpresën te demokratët. Ju e dini shumë mirë se këta që mbajnë peng bashkitë, shpërdorojnë taksat tuaja, hajduti mbetet hajdut. Shikoni dita ditës që mbijnë si kërpudha ndërtime pa leje dhe kjo është arsyeja se pse unë mbetem në paraburgim. Njeri më i kompleksuar në Shqipëri po mundohet të kompleksojë ju. Po ju jeni në anën e drejtë të demokracisë. Patriotët e vërtetë jeni ju, Himara jeni ju. Mos u shqetësoni për mua, jam mirë se jam me ju,, mund të dukem i plagosur por nuk jam se ndihem i fituar.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 15/08/2023 11:07

    Me poshtruese eshte puesmarrja e juristit te sali berishes sesa e kryebashkiakut grek edhe pse shteti eshte dashur tia ndalon hyrjen, pastaj turp per çdo shqiptar qe dhe ishte aty dhe gjithe ata qe e kan votuar nje vrases grek per hater te sali berishes, shikoni nese nje grek ne greqi coton nje shqiptar apo nje serb ne serbi voton nje shqiptar per inat te nje serbi,kurre vetem shqiptaret e prishur shpirtnisht si sali berisha dhe juristi i tij qe edhe kshilltar spécial zgjedhin kriminel si shkau fazlliq apo bejleri grek, turp edhe nje her per çdo shqiptar.

    Përgjigju
  • Luizi BBV: 15/08/2023 08:54

    Protes madheshtore mbi njeqind mij vete thot anti Shqiptari non grata,atij i dukek njqind veta si njeqnd mij.

    Përgjigju
  • Vasilios: 15/08/2023 07:48

    Demokracia nuk burgoset! Po kriminel & anti Shqiptare jo burgosen por & ekzekutihen o rrace e ndyre.Nje gazetar shkoj per te bo nje emision dhe e bon non grata ,te jete shteti shtet keto anti Shqiptare por keto misione ,si mitingje nuk duhet ti lejoj fare,po sikur Veliaj te shkoje te marre pjese ne nje miting per vrasjet qe i bohen per dit Shqiptareve nga kriminelet Grek ,nuk dota lejonin te hynte ne Greqi.

    Përgjigju
  • Iris: 15/08/2023 03:25

    Kjo na qenkesh protesta e famshme?! Festivali i Permetit kishte me shume pjesemarres se keta ketu, qe besoj shumica vijne te justifikojne pensionin grek! Nejse,kur lexon emra te tille ne proteste si Bakojanis e Zerva shikohet kush jane qellimet e verteta dhe pse u keputen telat per Belerin.Nuk mund te mos vihet re dhe pronoret e zgjedhur qellimisht me kujdes-/Fredin tone/! Kur eshte juaji merreni e le te garoje tek ju,jo te ne,merreni e mos ja pafshim surratin kurre! Gjithashtu,kush flet per /demokraci te burgosur/?! Po te ishte e burgosur nuk do t'ju lejonte kush te vinit e te na tregoni muskujt e te fryheni si gjela deti ne podium dhe per cilin? Per nje Beler qe u ndjeka i forte,pra qe s'ka nevoje per paterica greke qe duan t'a ndihmojne!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 14/08/2023 23:52

    Kjo politike dhe kjo sjellje e pocaqisur e ka origjinen ne ideologjine ortodokse nacionaliste te se ashtuquajtures Elinika dhe ne politiken e mjergullt e korruptive shqiptare,por te mos thene antikombetare e ne sherbim te ideologjise ortodokse nacionaliste greke,perderisa presidenti grek betohet para kryepriftit ortodoks kur merr deryren.....

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/08/2023 21:37

    Politik fashiste dhe shoviniste greke qe asnje sec nuk ka pushuar se qeni fashiste krahas shqiperis.fashistat grek thoshte i ndjeri nuk kane se pushuari duke kerkuar grek kudo edhe me lek e pensjone kur e kerkon interesi i fashistave .politika e zerves nuk eshte zhrukur por eshte fshehur mbas demokracis se re politika fashiste greke keshtu ja qen edhe do te jet sa te jet jeta .se ndryshe nuk eksistojn si shtet pa politik fashiste .politika fashiste greke ka per qellim kerko me shume mos te kerkojn ato qe ke vjedhur .histiori kultur gjuhe troje

    Përgjigju
  • Vito Andolini: 14/08/2023 19:50

    Po, do të lirohet pasi Shqipëria të ketë hyrë në BE.

    Përgjigju
  • Sati: 14/08/2023 19:50

    Hê se mirë je aty maskara , pa e dimë ne edhe ti arsyen pse je aty.

    Përgjigju
  • vilson: 14/08/2023 19:31

    Vetem monarko fashistet mbrojne nje plere si Beleri,anti shqipetar te ndyre te shitur per 300 euro.Te paret qe i meritojne keto jane dyshja NON GRATA & FLORIRI qe per interesa vetjake e vune si kandidat per bashkine .

    Përgjigju
  • Beleri: 14/08/2023 19:01

    Fredis Beleris hahahahaha dy s nga xhepi

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 14/08/2023 18:46

    Shqipëria te ankohet te SHBA dhe BE për ndërhyrje në punët brendshme te Shqipërise. Çfare duan kryebashkiaket e athines e selanikut se kuptoj, mbrojnë nje hajdut.

    Përgjigju
  • Tralala zura njje gale: 14/08/2023 18:31

    Hajde Erdogan beji ti zap se te jete per qeveritaret tane per karriket e tyre jo Himaren por tere teritorin shqiptar ja shesin Greqise.

    Përgjigju
    • Tralala zura nje gale: 15/08/2023 11:33

      Micitaqisin merreni ju ju e keni ne shpirt, merreni edhe Janullatosin se e keni ne zemer te Tiranes.

    • TurkAegean: 14/08/2023 18:40

      Edhe Turqia ka plane, kërkon lirimin e ishujve në Egjeun Turk. Zgjidh e merr Micotaqis.

  • Po kush ju lë juve.: 14/08/2023 18:24

    Shumë mirë dilni hapur dhe thojini botës çfarë doni nga Shqipëria? Ju Putinë të vegjël grek. Thikat pas shpine, hidh gurin e fshi dorën, agjentët e infiltruar nuk ju funksionuan.

    Përgjigju
  • janko: 14/08/2023 18:20

    Neo fashistet e Greqife fusin hundet ne punet e drejtesise shqipetare,..

    Përgjigju
    • Askushi: 14/08/2023 21:34

      Mos i merni seriozisht.pune greksh qe djekin nje potike injorantesh.hajde BE hajde car ke fut ne gjirin tend

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?