Kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis ka dhënë një mesazh nga protesta që u mbajt për lirimin e kryebashkikut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Gjatë fjalë së tij ai theksoi se paraburgimi i Fredi Belerit shkel shtetin e së drejtës.
“Demokracia nuk burgoset. Zëri i qytetarëve nuk hesht. Urdhri i popullit nuk shkelet. Himara ka kryebashkiak e ke zgjedhur kryebashkiakun dhe ai është Fredi Beleri. Thërrisnin emrin e tij sepse kryebashkiaku juaj ka emër dhe ai është Fredi Beleri. Miku ik Fredi Beleri ka të drejtën e një gjyqi të drejtë. Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryebashkiak dhe të marrë detyrën e tij. Është e drejta e tij, por është e drejta edhe e popullit të Himarës. Dëshiroj të mirëpresin Shqipërinë në familjen europiane, duam të jetojmë bashkë në shtëpinë tonë të madhe, por kjo shtëpi do themele, shteti i së drejtës, demokracia, janë principet tona dhe janë të panegociueshme”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Protestë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, prezent kryebashkiaku i Athinës dhe i Selanikut! Beleri nga burgu: Jam i fortë, drejtësia fiton
G.MO//ReportTv.al