Merr flakë makina në Qafën e Muzinës, radhë e gjatë automjetesh në aksin Gjirokastër-Sarandë (VIDEO)

16 Qershor 2022, 09:35| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 10:08

  • Share

Një automjet është djegur tërësisht në Qafën e Muzinës. Dyshohet se makina ka marrë flakë nga një defekt në sistemin elektrik të makinës ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në aksin rrugor Qafë Muzinë - Jorgucat, ku mori flakë automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin G. Z., 55 vjeç, banues në Sarandë. 
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Djegia e automjetit ka shkaktuar radhë të gjatë automjetesh në aksin Gjirokastër-Sarandë. Një pjesë e mirë udhëtojnë për pushime verore ndërsa ka edhe të tjerë që udhëtojnë për punë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?