Foto ilustruese

Kronikë

Merr flakë në ecje ‘Benzi’ në Himarë, shpëton e reja! Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

1 Shtator 2023, 22:38| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 22:42

  • Share

HIMARË- Një mjet tip ‘Benz’ ka marrë flakë në ecje në Himarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në fshatin “Livadh”, ndërsa ‘Benz’-i, drejtohej nga 25-vjeçarja XH. B., banuese në Tiranë.

Patrulla e Policisë dhe Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet për shkëndijë elektrike në baterinë e automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?