Merr flakë shtëpia në Vlorë, shpëton nëna me djalin! Shkak bombola e gazit, zjarrfikëset në 'luftë' me flakët (VIDEO)

12 Nëntor 2020, 08:55| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 15:00

  • Share

Këtë mëngjes ka marrë flakë një shtëpi në Vlorë, dhe shkak është bërë një bombol gazi e cila ndodhej në kuzhinë.

Bombola ka marrë flakë duke bërë që zjarri të përfshijë të gjithë shtëpinë. Brenda shtëpisë e cila ishte shumë e vjetër ndodhej një grua dhe djali i saj.

Ndonëse zonja e shtëpisë është ndier keq, fatmirësisht ajo së bashku me djalin janë shpëtuar. Një i afërm ka treguar se është kthyer nga rruga për t'i ndihmuar.

"Isha nisur për Tiranë dhe u ktheva rrugës. Kam një motër të sëmurë me të meta mendore dhe më shumë për atë u ktheva. Motra ishte brenda dhe e kanë nxjerrë këto, bile tani i bënë një gjilpërë se nuk ishte mirë me tension. Dallëndyshe Kacak e moshuar. Ky është rasti i dytë por njëherë ua kam fikur unë se kam zjarrfikëse. Aktualisht jetojnë dhe 2 veta por ka dhe 2 fëmijë të shtëpia e fëmijës në Tiranë", tha ai.

Shtëpia e përfshirë në flakë ndodhet në lagjen Partizani. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nënë e bir janë evakuuar dhe situata po vihet nën kontroll.

"Më datë 12.11.2020, rreth orës 08:30, në lagjen Partizani, është përfshirë nga flakët banesa e shtetases D. R., rreth 90 vjeçe, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës", thotë policia.

Ora 09:10
Zjarri në shtëpinë në Vlorë, shkak u bë një bombol gazi në kuzhinë e cila mori flakë

Shkak i zjarrit që ka rënë sot në një shtëpi në Vlorë është bërë një bombol gazi.

Report Tv mëson se bombola e gazit e cila ndodhej në kuzhinë ka marrë flakë duke bërë që zjarri të përfshijë të gjithë shtëpinë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?