Prokurori Arjan Ndoj, makina dhe faksimilja që tregon Fadil Çallikun pronarin e një kompanie taksish

Merret në pyetje biznesmeni nga Durrësi, pronar me letra i makinës së prokurorit Ndoja

8 Nëntor 2019, 11:32| Përditesimi: 8 Nëntor 2019, 14:01

  • Share

Automjeti me të cilin udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Landi allias Pëllumb Muharremi, i përkiste një personi që disponon një shoqëri taksish në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për Fadil Çalliku nga Xhafzotaj i Durrësit, i cili kishte të regjistruar në emrin e tij automjetin me targë “AA 333 ZD”.

Pikërisht ky automjet pasditen e 1 nëntorit 2019 përdorej nga prokurori Arjan Ndoja, i cili është sulmuar nga një automjet tjetër me breshëri automatiku, ku Ndoja dhe Muharremi kanë mbetur të plagosur, ndërsa shoferi i prokurorit Ndoja, Andi Maloku nga Kruja ka ndërruar jetë ditën e djeshme në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.

Ky automjet sipas burimeve të prokurorisë përdorej edhe nga bashkëshortja e prokurorit Arjan Ndoja. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje Fadil Çallikun, i cili ka dhënë shpjegime lidhur me rrethanat dhe arsyet se pse ja kishte lënë në përdorim prokurorit Ndoja automjetin. Çalliku ka treguar se kishte njohje me Ndojën dhe Muharremin.

Fadil Çalliku pronar i një kompanie taksish

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?