Kronikë

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Mes dhimbjes e lotësh, gjyshja përcjell të bijën e mbesat për në banesën e fundit: O lulet e nënës çfarë më bëtë

26 Qershor 2021, 10:29| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 11:01

  • Share

Dhimbja është e pa matë...kjo derë mbyllet përgjithmonë me përcjelljen në banesën e fundit të 4 anëtareve të familjes Gushi. Eduarti, Silvana dhe dy bijat Anastasia dhe Eva nuk jetojnë më, jeta e tyre u ndërpre në mes tragjikisht në aksidentin e 25 qershorit në autostradën Fier-Vlorë. Nënën e Silvanës e mbajnë nga krahët, teksa vajton bijtë, ndërs ames dhimbjes thërret 'o lulet e nënës çfarë më bëtë'.

Ceremonia mortore u krye në fshatin Dukas Coban, aty ku familja Gushi jetonte përpara se të emigronte në Greqi.

Aksidenti i rëndë u regjistrua mëngjesin e djeshëm në autostradën Fier-Vlorë, ku makina tip 'Audi', qe drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani, me shpejtësi skëterrë, përplasi automjetin tip "Toyota", me të cilin po udhëtonin familja Gushi. Përplasja ka qenë aq e fortë sa makina 'Toyota' u shtyp dhe u shkatërrua totalisht. Për shkak të deformimit të madh të pësuar të 'Toytos', prindërit dhe dy vajzat e mitura mbetën të bllokuara  brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses dhe përdorimi i gurit freksibël për t'i nxjerrë ato.

Humbja e 4 jetëve ka lënë shumë dhimbje dhe pikëpyetjen e madhe nëse mund të ishte parandaluar?!

1624695375_MAMAJA.jpg


Lajmi kryesor:

U shuan në aksidentin tragjik një ditë më parë, përcillen sot për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Gushi


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?