Friedrich Merz, Alice Weidel dhe Olaf Scholz

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ CDU afro 29%, AfD dyfishon votat, kalon 20%! Rënie e madhe për SPD, bie në 16.5%! Pjesëmarrja 84%, më e larta që nga 1990

23 Shkurt, 07:35| Përditesimi: 24 Shkurt, 08:33

  • Share

GJERMANI - Ka përfunduar në orën 18:00 të kësaj të diele (23 shkurt 2025) votimi në zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë, proces i cili startoi në orën 08:00.

Partia kristiandemokrate CDU/CSU ka fituar zgjedhjet parlamentare në Gjermani me 28.5% të votave, sipas exit poll-eve të para të publikuara nga televizioni publik Ard. Partia e Angela Merkel dhe Helmut Kohl do të rikthehet në drejtimin e qeverisë, ndërsa kancelari i ri pritet të jetë lideri i saj, Friedrich Merz, një ish-kundërshtar i brendshëm i Merkel.

E djathta ekstreme AfD ka arritur një sukses të madh, duke kaluar nga 10.4% në vitin 2021 në 20.6%, dhe është bërë forca e dytë politike në vend. Një rezultat i shkëlqyer për partinë e Alice Weidel, por numrat e bëjnë të pamundur formimin e një qeverie të djathtë mes Cdu dhe AfD, skenar që kishte shkaktuar shqetësime. Kontribut në dyfishimin e votave drejt së djathtës ekstreme, duket se ka pasur veçanërisht mbështetja e vazhdueshme e Elon Musk.

SPD, partia e kancelarit në largim Olaf Scholz, pëson një rënie të ndjeshme, duke zbritur në 16.5%.

Të Gjelbrit mbajnë pozitat me 11.8%, ndërsa e majta historike Die Linke arrin në 8,7%, një surprizë në këto zgjedhje falë lidershipit të Heidi Reichinnek, e njohur për betejën e saj kundër AfD dhe për tatuazhin e Rosa Luxemburg.

Në rrezik për të mos hyrë në Bundestag janë liberalët e FDP dhe BSW pasi pragu elektoral është 5%, shifër të cilën nga sa duket deri tani, nuk po e kalojnë. Nëse këto parti arrijnë të sigurojnë hyrjen në Parlament, ai do të jetë përbërja më e larmishme ndonjëherë.

Me këto rezultate, nuk është e mundur të formohet një qeveri vetëm me dy parti. CDU do të duhet të bashkëpunojë me socialdemokratët e SPD dhe me një forcë të tretë: ndoshta me Të Gjelbrit, ose – nëse do të arrijnë në Bundestag – me liberalët e FDP.

Po ashtu, sipas televizionit ARD pjesëmarrja e votuesve ka shkuar në 84%, më e larta që nga viti 1990. Rezultati përfundimtar zyrtar, ndërkaq, pritet të hënën herët.

Ekonomia më e madhe e Evropës, Gjermania, është vendi më i populluar i BE-së - me 27 vende anëtare gjithsej - dhe një nga anëtarët kryesorë të NATO-s. Gjithashtu, është furnizuesja e dytë më e madhe e Ukrainës me armë, pas Shteteve të Bashkuara. Qeveria e ardhshme e Gjermanisë do të jetë në qendër të përgjigjes së Evropës ndaj administratës së re të SHBA-së, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump.

Presidenti federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier votoi mëngjesin e sotëm në një qendër votimi në Berlin. Ai falënderoi stafin zgjedhor dhe më pas u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime

"Përdorni të drejtën tuaj për të votuar, shkoni në votime dhe ndihmoni në përcaktimin e së ardhmes së vendit tonë. Votoni me bindjen se vota juaj mund të jetë vendimtare" tha presidenti Frank-Ëalter Steinmeier 

Bashkë me presidentin, votoi edhe bashkëshortja e tij, Elke Buedenbender. 

Friedrich Merz, kandidati i CDU-së, ka votuar pak pas orës 11 në poligonin e qitjes në Niedereimer, pranë Arnsbergut. Edhe kandidati për kancelar i SPD-së, Olaf Scholz, së bashku me bashkëshorten e tij, ai ka hedhur votën e tij në Potsdam.

Kush janë kandidatët për kancelarin e ardhshëm?
Për kancelar të ardhshëm të Gjermanisë konkurrojnë katër kandidatë: kancelari aktual, Olaf Scholz, nga Social-Demokratët e qendrës së majtë; Friedrich Merz, kandidat i partisë kryesore konservatore, Unioni Demokristian; zëvendëskancelari aktual, Robert Habeck, nga Të Gjelbrit, dhe Alice Weidel e partisë së ekstremit të djathtë, Aleternativa për Gjermaninë (AfD).

Merz është favorit për ta zëvendësuar Scholzin si kancelar, por nuk është ende e qartë se cilat koalicione qeverisëse do të jenë të mundshme pas zgjedhjeve. Se sa lehtë do të jetë të formohet qeveria e re, do të mund të varet pjesërisht edhe nga numri i partive në parlamentin e ri.

Të gjitha partitë kryesore thonë se nuk do të punojnë me AfD-në,partinë e ekstremit të djathtë

Kandidatët për kancelar
Friedrich Merz – Kandidat i CDU – CSU, parti e qendrës së djathtë
Olaf Scholz – kandidati i SPD partia Social Demokrate e qendrës së majtë (SPD)
Robert Habeck – Kandidati nga Të Gjelbrit, parti me fokus ambjentin e klimën
Alice Ëeidel – Kandidatja e Aleternativa për Gjermaninë (AfD), parti e ekstremit të djathtë

 Kush dhe për çfarë voton?
Së paku 59.2 milionë njerëz nga 84 milionë sa ka Gjermania gjithsej, kishin të drejtë të votojnë për Bundestagun e ri, ose Dhomën e Ulët të Parlamentit. Numri i ulëseve në Bundestag, i cili zgjedh dhe kancelarin e ardhshëm, është zvogëluar nga 736 në 630, pas reformës elektorale të vitit 2023.

Në fletëvotim janë 29 parti, por gjasat janë që pesë deri në tetë prej tyre të marrin vota të mjaftueshme për të fituar ulëse në parlament. Sistemi zgjedhor është proporcional i përzier, ku çdo votues ka dy vota: një për kandidatët lokalë dhe një për partitë, duke përcaktuar shpërndarjen e mandateve. Për të hyrë në parlament, partitë duhet të kalojnë pragun e 5%.

Çfarë ndodh pas mbylljes së qendrave të votimit?

Sistemi zgjedhor i Gjermanisë rrallëherë i jep ndonjë partie shumicën absolute dhe sondazhet e opinionit sugjerojnë se, kësaj here, asnjë parti nuk është as afër asaj. Vendi nuk ka traditë të qeverive të pakicave në nivel kombëtar, që do të thotë se dy ose më shumë parti - me shumë gjasa - do të hyjnë në koalicion.

Nuk ka asnjë arbitër formal për procesin e formimit të qeverisë së re dhe nuk ka as afat të caktuar kohor. Palët zhvillojnë bisedime për të përcaktuar se me kë kanë gjuhë më të përbashkët dhe një kombinim i partive, më pas, kalon në bisedime formale për koalicionin. Këto negociata, zakonisht, prodhojnë një marrëveshje të detajuar koalicioni, që i përcakton planet e qeverisë së re.

Marrëveshja, pastaj, ka nevojë për miratimin e së paku konventave të partive të përfshira. Disa parti mund të zgjedhin që ta vendosin atë në një fletëvotim para të gjithë anëtarëve. Pasi të përfundojë ky proces, Bundestagu mund të zgjedhë kancelarin e ri.

Kush janë skenarët e qeverisjes
Në varësi të rezultateve, qeveria mund të formohet përmes këtyre kombinimeve:
1-  Koalicioni i Madh mes CDU/CSU dhe SPD, që është skenari më i mundshëm
2- Aleancë CDU dhe të Gjelbrit, por kjo varet nga numri i partive që kalojnë pragun
3- Koalicioni "Kenia" (CDU, SPD, të Gjelbrit) nëse asnjë opsion tjetër nuk siguron shumicë.
4- Koalicioni "Gjermania" (CDU, SPD, FDP), por mbetet i pasigurt për shkak të dobësisë së Liberalëve.

Pasojat politike
Një qeverisje me tre parti shihet me skepticizëm, duke pasur parasysh dështimin e koalicionit të Scholz. Nëse AfD mbetet e vetmja opozitë e madhe, kjo mund t’i japë më shumë peshë politike dhe ta fuqizojë atë në afatgjatë.

Lideri i CDU/CSU, Friedrich Merz, ka premtuar formimin e qeverisë deri në Pashkë, por nëse do të ketë negociata të gjata, procesi mund të zgjasë me muaj, siç ndodhi në vitin 2017 kur Angela Merkel formoi qeverinë pas gjashtë muajsh bisedimesh. Kohë e gjatë përballë Trump

Çfarë sfidash priten? 
Gjermania mban zgjedhje të parakohshme për Bundestagun pas një krize politike që çoi në shpërbërjen e qeverisë dhe largimin e kancelarit Olaf Scholz. Zgjedhjet pritej të zhvilloheshin më 28 shtator, por mosmarrëveshjet brenda koalicionit “semafor” (Socialdemokratët, Liberalët dhe të Gjelbrit) për çështje ekonomike dhe buxhetore sollën kolapsin e qeverisë dhe shpërndarjen e Parlamentit nga presidenti Frank-Ëalter Steinmeier më 27 dhjetor.

Një qeveri e fortë gjermane do të ishte e rëndësishme për përgjigjen e Evropës ndaj administratës së re të SHBA-së, ndaj trazirave në Ukrainë dhe gjetkë.Gjermania dhe Franca fqinje kanë qenë tradicionalisht motori i BE-së, por të dyja janë konsumuar nga paqëndrueshmëria e brendshme politike në muajt e fundit.

Një nga detyrat më urgjente të qeverisë së re do të jetë gjetja e një përgjigjeje koherente e rigjallërimit të ekonomisë, e cila është tkurrur gjatë dy vjetëve të fundit. Një sfidë tjetër do të jetë reduktimi i mëtejshëm i migrimit të parregullt, i cili ka qenë ndër çështjet kryesore në fushatë.

Merz ka thënë se shpreson të formojë një qeveri të re deri në mes të prillit, nëse fiton.Qeveria në largim e Scholzit do të qëndrojë në detyrë derisa Bundestagu ta zgjedhë kancelarin e ri.

Ora 22:50
Gjermani/ Rritja elektorale e ekstremit të djathtë shqetëson komunitetin hebre: Demokracia është në rrezik

1740347591_charlotteknoblochisraelitische.jpg

Charlotte Knobloch

"Ky është një sinjal, Gjermania sot është një vend ndryshe".

Kështu është shprehur Charlotte Knobloch, presidente e komunitetit hebre në Mynih dhe Bavarinë e Epërme, duke komentuar suksesin e AfD në zgjedhje, ku partia ka marrë mbi 20% të votave dhe është renditur e dyta përpara SPD-së.

Sipas Knobloch, "përgjegjësia e partive demokratike nuk ka qenë kurrë më e madhe: sot në rrezik është demokracia jonë".

Ora 21:27
Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani, Friedrich Merz: Prioriteti im, Europa të fitojë pavarësinë nga SHBA në fushën e mbrojtjes

1740342529_GettyImages2200908984scaled.jpg

Friedrich Merz

Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani, Friedrich Merz, deklaroi se Evropa duhet të zhvillojë kapacitetet e saj të mbrojtjes përballë tensioneve në rritje mes SHBA dhe Evropës, lidhur me Ukrainën dhe financimet për NATO-n.

“Për mua, prioriteti absolut do të jetë forcimi i Evropës sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që, hap pas hapi, të arrijmë me të vërtetë pavarësinë nga SHBA” në fushën e mbrojtjes, tha Merz.

“Pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar, është e qartë se amerikanët janë gjerësisht indiferentë ndaj fatit të Evropës”, shtoi ai.

Ora 21:04
Gjermani/ Liderja e Die Linke: Jashtëzakonisht e lumtur për rezultatin

1740341149_203454089463f2784ca2f4ef8828.jpg

Liderja dhe kandidatja kryesore e Die Linke, Heidi Reichinnek, është e kënaqur me performancën e partisë së saj, e cila ka arritur 8.5% në zgjedhjet federale.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur për rezultatin tonë”, deklaroi ajo për ARD.

Reichinnek theksoi se është e drejtë që fokusi të jetë tek çështjet sociale.

“Do të vazhdojmë të mbështesim banesat me çmime të përballueshme dhe një sistem të drejtë tatimor”, siguroi kandidatja e Die Linke.

Ora 20:58
Gjermani/ Kandidati për kancelar i Të Gjelbërve: Të gatshëm për koalicion me CDU-CSU dhe SPD

1740340812_GettyImages1258306893scaled.jpg

Robert Habeck

Kandidati i Të Gjelbërve, Robert Habeck, është shprehur i gatshëm për një të ashtuquajtur koalicion "Kenia" me CDU-CSU dhe SPD.

"Sigurisht që jemi të gatshëm. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të marrim përgjegjësitë tona", tha Habeck për ZDF.

Megjithatë, ai theksoi se CSU ka refuzuar vazhdimisht të bashkëpunojë me Të Gjelbrit.

"Nuk besoj se Merz do të mund ta ndryshojë këtë", komentoi politikani i Të Gjelbërve.

Ora 20:14
Zgjedhjet në Gjermani/ Trump 'duartroket' fitoren e konservatorëve: Është një ditë e madhe për Berlinin dhe Uashingtonin

1740338214_GettyImages21832165021024x683.jpg

Donald Trump

“Është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e Trump. Urime të gjithëve”.

Kështu është shprehur vetë Donald Trump në rrjetin e tij social Truth, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani.

“Duket se partia konservatore në Gjermani ka fituar me diferencë të madhe. Ashtu si në SHBA, edhe gjermanët janë lodhur nga politika pa sens, veçanërisht në çështjet e energjisë dhe imigracionit, që ka mbizotëruar për shumë vite.

Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e një zotërie të quajtur Donald Trump. Urime të gjithëve, shumë fitore të tjera do të vijnë”, ka deklaruar Trump.

Ora 19:59
GRAFIKU/ Ja si pritet të duket përbërja e re e parlamentit gjerman

 

1740348169_zgjedhjetnegjermani.jpg

Kjo pritet të jetë përbërja e re e parlamentit gjerman, sipas projeksioneve më të fundit të transmestuesit publik, ARD.

Ora 19:01
Zgjedhjet në Gjermani/ Friedrich Merz shpall fitoren: Duhet të krijojmë një qeveri të qëndrueshme sa më shpejt, bota nuk na pret

1740333768_1839567638b548a1d15094c0b9e0.jpg

Friedrich Merz

Lideri i CDU/CSU, Friedrich Merz, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, duke theksuar se tani sfida kryesore është formimi i një qeverie të qëndrueshme.

"Kemi fituar zgjedhjet", deklaroi ai pas publikimit të exit poll-eve.

Merz pranoi se procesi për krijimin e qeverisë nuk do të jetë i lehtë, por theksoi se duhet të ndodhë sa më shpejt.

"Duhet ta formojmë atë sa më parë me një shumicë të duhur parlamentare, sepse bota nuk na pret. Gjermania do të rikthehet të jetë e besueshme", tha ai gjatë fjalimit të tij në Adenauer Haus, selia e partisë.

Lideri i CDU-së i bëri thirrje partive të tjera për dialog, duke nënvizuar se pas një fushate të fortë elektorale mbi çështjet ekonomike dhe emigracionin, tani është koha për bisedime.

"Tani duhet të flasim me njëri-tjetrin për të krijuar një qeveri që mund të veprojë", shtoi Merz.

Ora 18:55
Zgjedhjet në Gjermani/ Exit Pollet e nxjerrin në vend të tretë, Olaf Scholz: Është një humbje e hidhur! S'pranojmë kurrë bashkëpunim me AfD-në

1740333405_202308251417061692950003.la.jpg

"Është një rezultat i hidhur, një humbje". Me këto fjalë, lideri i SPD-së, Olaf Scholz, ka komentuar exit poll-et e zgjedhjeve në Gjermani.

"Nuk do ta pranojmë kurrë AfD. Asnjë bashkëpunim me ekstremën e djathtë. Shpresojmë që edhe të tjerët të mbajnë të njëjtin qëndrim", shtoi Scholz.

Gjithashtu, Scholz uroi Friedrich Merz, duke e cilësuar atë si "fituesin" e këtyre zgjedhjeve.

Ora 18:47
Zgjedhjet në Gjermani/ Exit Pollet e nxjerrin forcë të tretë, partia e Olaf Scholz: Disfatë historike, mbrëmje e hidhur

1740333035_image18.jpg

Olaf Scholz

"Për SPD-në ka qenë një humbje historike, është një mbrëmje e hidhur për ne. Koalicioni semafor është rrëzuar": kështu është shprehur Matthias Miersch, sekretari i përgjithshëm i SPD-së (me kandidat kancelarin aktual Olaf Scholz) duke komentuar rezultatet e para të zgjedhjeve në Gjermani.

I pyetur nëse SPD-ja mund të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, Miersch u përgjigj se "fjalën e fundit do ta kenë anëtarët e partisë".

Ora 18:37
Zgjedhjet në Gjermani/ Exit Pollet e nxjerrin forcë të parë, sekretari i CDU-së: Kemi fituar ne, Merz do të jetë kancelar

1740332344_1408043554cc9e6177ff74a9c92b.jpg

Friedrich Merz duke votuar, 23 shkurt 2025

"Të dhënat flasin qartë. Unioni ka fituar. Koalicioni semafor është rrëzuar. Dhe zgjedhësit duan që kancelar të jetë Friedrich Merz".

Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann, duke komentuar rezultatet e para të exit poll-eve për ARD në Gjermani.

Ora 18:29
Zgjedhjet në Gjermani/ Exit Pollet e nxjerrin forcë të dytë, liderja e AfD-së: Rezultat historik, jemi të gatshëm për bashkëqeverisje

1740331890_181301883a8312b2fb34e4343a01.jpg

Alice Weidel me pjesëtarë dhe mbështetës të AfD-së

Alice Weidel, kandidatja për kancelare e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD), ka festuar pas publikimit të të dhënave të para të exit poll-eve në Gjermani, duke e quajtur rezultatin një “fitore historike”.

“Kemi dyfishuar votat tona”, deklaroi Ëeidel para mbështetësve të partisë, duke theksuar se AfD është e gatshme të marrë pjesë në një qeveri që synon të realizojë "vullnetin e popullit".

“Kemi zhvilluar një fushatë të jashtëzakonshme. Ishte e mrekullueshme. Jemi i vetmi parti që ka dyfishuar mbështetjen në

Ora 17:16
Zgjedhjet në Gjermani, Elon Musk vazhdon propagandën për AfD

1737967832_c217b7de9a9a449eabc7f75d2db4a4cb.jpeg

Elon Musk në një tubim të AfD-së në Gjermani

Elon Musk vazhdon të bëjë reklamë për AfD deri në fund, duke përdorur platformën X për të mbështetur partinë e ekstremit të djathtë.

Sipas gazetës Bild, në orën 15:30 me orën gjermane, ai ndau postimin e mëposhtëm të një përdoruesi: "Gjermani. Shko voto për AfD. Jeta jote varet nga kjo." Komenti i tij: "Po."

Ora 16:13
Zgjedhjet në Gjermani/ Pjesëmarrja arrin 52% deri në orën 14:00! 15% më e lartë se në vitin 2021

1740323712_image17.jpg

Pjesëmarrja në zgjedhjet politike në Gjermani ka shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 52% deri në orën 14:00.

Sipas Bild, ky rezultat përfaqëson një rritje prej 15.5% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 dhe është niveli më i lartë i regjistruar në këtë orar që nga viti 1998.

Rritja e pjesëmarrjes tregon një interes të lartë të votuesve për procesin zgjedhor.

Ora 15:39
Zgjedhjet në Gjermani/ Merz: Nëse zgjidhem kancelar, udhëtimi im i parë zyrtar do të jetë në Francë dhe Poloni! Në Evropë duhet të bashkëpunojmë sërish më ngushtë

1740063325_friedrichmerz.jpg

Friedrich Merz

Friedrich Merz, kandidati i Unionit Kristian-Demokrat për zgjedhjet gjermane, ka deklaruar se, nëse zgjidhet kancelar, vizitën e tij të parë do ta bëjë në Paris dhe Varshavë.

“Në Evropë duhet të bashkëpunojmë sërish më ngushtë”, tha lideri i CDU-së në një intervistë për Bild am Sonntag, “prandaj, si kancelar, do të shkoja fillimisht në Paris dhe Varshavë.

Nëse është e mundur, në të njëjtën ditë.” Merz është angazhuar të forcojë boshtin franko-gjerman dhe të mbajë marrëdhënie të ngushta me Poloninë.

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?