Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Friedrich Merz shpall fitoren: Duhet të krijojmë një qeveri të qëndrueshme sa më shpejt, bota nuk na pret

23 Shkurt, 19:01| Përditesimi: 23 Shkurt, 19:28

  • Share

1740333768_1839567638b548a1d15094c0b9e0.jpg

Friedrich Merz

Lideri i CDU/CSU, Friedrich Merz, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, duke theksuar se tani sfida kryesore është formimi i një qeverie të qëndrueshme.

"Kemi fituar zgjedhjet", deklaroi ai pas publikimit të exit poll-eve.

Merz pranoi se procesi për krijimin e qeverisë nuk do të jetë i lehtë, por theksoi se duhet të ndodhë sa më shpejt.

"Duhet ta formojmë atë sa më parë me një shumicë të duhur parlamentare, sepse bota nuk na pret. Gjermania do të rikthehet të jetë e besueshme", tha ai gjatë fjalimit të tij në Adenauer Haus, selia e partisë.

Lideri i CDU-së i bëri thirrje partive të tjera për dialog, duke nënvizuar se pas një fushate të fortë elektorale mbi çështjet ekonomike dhe emigracionin, tani është koha për bisedime.

"Tani duhet të flasim me njëri-tjetrin për të krijuar një qeveri që mund të veprojë", shtoi Merz.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Gjermani/ CDU afro 29%, AfD dyfishon votat, kalon 20%! Rënie e madhe për SPD, bie në 16.5%! Pjesëmarrja 84%, më e larta që nga 1990


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?