Mes tensioneve në veri të Kosovës, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një takim me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Kharchenko. Vuçiç i ka bërë me dije ambasadorit rus, se në Kosovë dhe Metohi po kryhen spastrime etnike brutale të organizuara nga Albin Kurti.
“Një bisedë e rëndësishme me ambasadorin e Federatës Ruse, Alexander Bochan-Kharchenko. Mirënjohës që i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe. E informova Bocan-Harçenkon për faktin se në Kosovë po bëhet spastrim etnik brutal i organizuar nga Albin Kurti me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, shkroi Vuçiç në Instagram, raporton mediat ruse Ria Novosoti.
Takimi po mbahet në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, njoftoi Shërbimi për Bashkëpunim me Median i Presidentit të Republikës.
Afrim Bunjaku u vra të dielën e 24 shtatorit 2023 gjatë përleshjeve me një grup kriminal prej 30 personash të armatosur serbë në veri të Kosovës, ku u plagosën 3 policë dhe 3 sulmues, ndërsa 6 persona të tjerë, që dyshohen se ishin në kontakt me grupin kriminal janë arrestuar.
Të dielën, Vuçiçi e fajësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada “duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit”.
Kryeministri i Kosovës Kurti, ndërkohë, tha se sulmi është mbështetur nga Serbia.
“Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, profesionist, i cili e ka planifikuar dhe përgatitur gjatë këtë çfarë ka kryer sot dhe që nuk paraqet një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht e logjistikisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti.
Lajmi kryesor:
Kosova në zi, i jep lamtumirën policit hero Afrim Bunjaku, u vra nga grupi kriminel serbe! Liderët e Kosovës: Sulmi i dirigjuar nga Beogradi
S.S/ReportTv.al