Ngritja e flamurit të Afganistanit nga një vullnetar në Lojërat Para Olimpike në Tokyo
Në një kohë kur në aeroportin e Kabulit mbizotëron kaosi për shkak të evakuimeve të afganëve, të cilët kanë qenë mbështetës të SHBA dhe NATO-s, kanë mundur që të evakuohen edhe dy atletë para olimpik, të cilët do të përfarojnë vendin e tyre në Lojërat para olimpike në Tokyo.
Atletët para olimpik të Afganistanit, Zakia Khudadadi dhe Hossain Rasouli mbërritën në Tokio pas një mega operacioni global evakuimi që po kryhet në vendin e tyre në Kabul. Fillimisht ata u dërguan në Francë, ku pati një proces rehabilitimi në në Institutin Kombëtar të Ekspertizës Sportive dhe Performancës dhe më pas u nisën drejt Japonisë. Duke qenë se lojërat para olimpike të Tokyos u hapën më 25 gusht, flamuri i vendit të tyre u ngrit gjatë paradës së vendeve pjesëmarrëse nga një vullnetar.
Mbërritja e tyre në Tokio u prit me festë nga Komiteti Para Olimpik, ku i pranishëm ishte dhe presidenti i këtij komiteti, Andreë Parsons. Zëdhënësi i komitetit tha se ishte një takim shumë emocionues. Presidenti Parsons deklaroi që asnjëherë ata si kishin humbur shpresat mbi evakuimin e atletëve.
Khudadadi 23 vjeç do jetë femra e parë afganë që merr pjesë në lojërat para olimpikë. Ajo do konkurrojë në sportin e Taekëondo ndërsa atleti Rasouli do kandidojë në atletikë në garën e 400 metrave.
Lajmi kryesor: