TIRANË- Gazetari investigiv i Report Tv Adriatik Doçi, i cili u dhunua një ditë më parë befasisht pranë banesës së tij nga një person, dyshon se sulmi ka ndodhur për shkak të detyrës së tij si. Doçi, i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, tha autori është paguar nga segmente të caktuara të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, shkrimet e të cilit mund t’u kenë cenuar interesat.
‘Nëse mund të bëj një krahasim është si një sulm i një qeni që të kafshon nga pas në mënyrë të befasishme. Ishte një sulm fizik për të dhënë një mesazh. Një halabak që është paguar nga segmente të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri të cilëve unë me shkrimet e mia mund t’u kem cenuar interesat të kaluar. Pista e 3, mund të jetë një porosi nga grupe të caktuar apolitike që mund të jenë të lidhur nga grupet kriminale.’- tha Doçi.
Për gazetarin Arbër Hitaj, gazetari Doçi i cili ka denoncuar aferat e korrupsionit të Sali Berishës dhe të Ilir Metës, ku tha se kanë shfrytëzuar pushtetin për të pasuruar familjarët e tyre.
‘Unë kam raportuar shpesh për zhvillimet në drejtësi sidomos për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Për fshehje pasurish dhe lidhjet me krimin e organizuar këtu mund të kem prekur edhe më shumë. Politikanët nga kjo anë janë më të fjetur për të pasur një reagim. Por kam bërë disa investigime rreth familjes së Ilir Metës dhe Sali Berishës. Pas investigimit në bashkëpunim edhe më kolegë të tjerë, investigime të tjera kanë të bëjnë me lëvizje të parave dhe afera të dyshuara të familjes së Ilir Metës. Unë Ilir Metës i kam publikuar dy afera, daja i të cilit ka përfituar miliona euro është edhe një nga donatorët. Ndihem mirë që nuk ka një lloj reagimi nga politika. Çuditërisht nuk kanë fund aferat korruptive të Ilir Metës. Ka shfrytëzuar pushtetin për të pasuruar familjarët e tij. Janë edhe disa afera që do të publikohen në vijim.’- tha Doçi.
Mos reagimin nga palët politike, Doçi e sheh si komoditet dhe se e bën të ndihet mirë.
‘Kemi një heshtje nga gjithë kampi politik dhe kjo më bën të ndihem mirë dhe komod. Kjo më bën të them se jemi të pavarur.’- u shpreh Doçi.
Gazetari tha se ngjarja do të zbardhet shumë shpejt, pasi autori është identifikuar fizikisht, ndërsa shumë shpejt do të bëhen të ditura edhe gjeneralitet e tij.
‘Kam parë një vullnet dhe angazhim shumë serioz të gjithë komisariatit nr5. Për hetimin dhe për zbardhjen e kësaj ngjarje. Hetimet janë fokusuar në gjurmim e personit të paguar për të kryer këtë sul. Janë marrë kamerat në gjithë zonën dhe personi në dijeninë time është identifikuar s ai takon pamjes së jashtme ndonjë ende nuk është identifikuar me gjeneralitet. Brenda 2-3 ditësh do të kemi një konkluzion dhe një zbardhje të këtyre hetimeve për të gjetur personin që ka ekzekutuar sulmin fizik ndaj meje.’- u shpreh Doçi.
Pavarësisht sulmit, gazetari Doçi e ka të qartë misionin e tij, ai nuk do të tërhiqet dhe se tentativa e politikës dhe krimit për ta shantazhuar përmes dhunës është rruga më e gabuar për ta kufizuar në raportimin e fakteve.
‘Një sulm ka dy dimensione. Është dimensioni fizik, një lloj komunikimi primitiv dhe është një lloj goditje emocionale. Do të vijoj rrugën time për të raportuar mbi ato fakte që unë duhet t’i ndaj me publikun shqiptar. Madje më inkurajon. Nuk do kem asnjë lloj stepje, apo për tu larguar nga Shqipëria. Unë do jem këtu sa të kem frymën dhe do raportoj se kjo është puna që di të bëj më mirë. Tentativa për të frikësuar gazetarët përmes shantazhit dhe dhunës është rruga më e gabuar për të kufizuar raportimin e fakteve.’- u shpreh Doçi.
Gazetari investigativ i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi është sulmuar mesditën e sotme (13 nëntor) nga persona ende të paidenfikuar shumë pranë banesë së tij. Gazetari ka bërë kallëzim në polici për ngjarjen dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kush te heqi dore nga krime te tilla kriminelet non grata dhe Like floriri..
Përgjigju