Mesazhi i Metës para të rinjve në Jalë: Kam rënë 7-8 kg për më pak se 1 muaj! Po nuk u stërvite në kodra, nuk ngjitesh dot në male

22 Gusht 2022, 21:31| Përditesimi: 22 Gusht 2022, 22:20

  • Share

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë mesazhe para të rinjve në kampin e Jalës duke thënë se nuk ngjitesh dot në male nëse nuk stërvitesh në kodra.

“Që nga 25 korriku kam rënë 7-8 kile, kështu po të bëjmë garë mund të vendosim rekorde të reja. Jemi nisur për malore dhe para jush është një njeri që ka bërë gjatë këtyre 5 viteve që bënit Jalën ka ngjitur Jezercën, do bëj edhe Malin e Çikës. Ka disa parime, dhe parimi i parë është që po nuk u stërvite në kodra nuk ngjitesh dot në male, jam i sigurt që bashkë do arrijmë atë qëllim që ka PL që nga 25 korriku.

Rinia është një pengesë e pakalueshme për regjimet autoritare që synon mbijetojën përmes frikës, korrupsionin, presionit, sepse ëndrrat e të rinjve janë sfidë që ata nuk përballen dot, ndaj kanë shpresuar se me largimin e të rinjve do realizojnë projektet e tyre grabitqare’, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta akuzon Ramën nga kampi i të rinjve në Jalë: Kishte target ish-LSI! Jam specializuar për të përmbysur diktaturat, do mbushen sheshet plot


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?