Politikë

Mesila Doda ‘tradhton’ Berishën, do jetë deputete e pavarur edhe pse e futi në listë të sigurt! Ligjvënësja: Ruajta identitetin e partisë që përfaqësoj

17 Shtator, 16:47| Përditesimi: 17 Shtator, 22:45

  • Share

TIRANË- Mesila Doda do të jetë deputete e pavarur në Kuvend, duke ‘tradhtuar’ kështu kreun demokrat Sali Berisha. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kreu i PD u dha aleatëve vende në listat e sigurta, duke shpërblyer edhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin.

Por, deputetja e tij ka zgjedhur që të jetë e pavarur në Kuvend, duke refuzuar t’iu bashkohet 3 grupeve parlamentare opozitare. Nën siglën e PD-së, Mesila Doda garoi në listën e mbyllur të Tiranës, duke fituar automatikisht vendin si deputete.

Por, në ndryshim nga aleatët e tjerë, të cilët i kanë marrë PD deputetë hua për të formuar grupe parlamentare, burimet i thanë Report Tv se ajo do të jetë deputete e pavarur. Shenjën e parë të distancimit, Mesila Doda e dha në seancën e një dite më parë në Kuvend, ku mori pjesë në votim për kryesinë e komisioneve kuvendore, edhe pse opozita braktisi sallën. 

Në një reagim në rrjetet sociale ajo sqaron se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit është regjistruar si kandidate e PDIU-së, në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, dhe se arsyeja pse nuk u anëtarësua në asnjë grup parlamentar ishte për ruajtuar identitetin e forcës politike që përfaqëson.

"Nese do kishte qene nje grup i perbashket opozitar padyshim do isha pjese e ketij grupi. Kam qene dhe jam ne koordinim me kryetarin e grupit te PD per cdo aksion dhe qendrim politik te opozites Dashakeqeve qe sot ju “qan” zemra per opoziten mund tju them se opozita nuk ka nje deputet me pak e se qendrimet politike opozitare jane krejtesisht te koordinuara. Te mos besh pjese ne nje grup parlamentar nuk te perjashton nga opozita",- shkruan Mesila në Facebook.

Ndërkohë, Report Tv mësoi edhe emrat e grupit të tretë parlamentar të opozitës, atë të Partisë Republikane. Kreu i grupit do të jetë Fatmir Mediu, ndërsa për të formuar grupin për të cilin duhen 7 deputetë, i janë bashkuar Vangjel Dule nga PBDNJ, Artan Luku PAA, Greta Bardeli nga PD, Denisa Vata nga PD, Zija Ismaili nga PD dhe Fidel Kreka nga PD.

Grupi Parlamentar i Partisë Republikane
Fatmir Mediu nga PR
Vangjel Dule nga PBDNJ
Greta Bardeli PD
Denisa Vata PD
Zija Ismaili PD
Artan Luku PAA
Fidel Kreka PD
Grupi Parlamentar i PL
Tedi Blushi – Kryetar
Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar
Erisa Xhixho – Zëdhënëse
Brunilda Haxhiu – Sekretare
Ina Zhupa- PD
Ledina Alolli- PD
Klodiana Çapja- PD

Ora 20:38
'Në zgjedhje u regjistrova si kandidate e PDIU-së në koalicionin ASHM', reagon Mesila Doda: S'u anëtarësova në grupe parlamentare për të ruajtuar identitetin e partisë

1758134504_640060469d5ca7341.jpg

Mesila Doda

Deputetja Mesila Doda ka reaguar lidhur me vendimin që mori për të qenë deputete e pavarur.

Ajo sqaron se në zgjedhjet parlamentare të 11 majit është regjistruar si kandidate e PDIU-së, në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, dhe se arsyeja pse nuk u anëtarësua në asnjë grup parlamentar ishte për ruajtuar identitetin e forcës politike që përfaqëson.

"Meqenese po shoh nje stuhi ne gote te ngritur nga soj soj mendjesh, jam e detyruar te bej kete sqarim. Ne zgjedhjet parlamentare jam rregjistruar si deputete e PDIU-se, ne koalicionin Aleanca per Shqiperine Madheshtore. Ne konfigurimin e ri te grupeve parlamentare kam mesuar qe jane krijuar tre grupe dhe ne pamundesi per te krijuar nje grup parlamentar te PDIU-se, nuk jam rregjistruar ne grupet aktuale, por jam pjese e opozites duke ruajtur identitetin e forces politike qe perfaqesoj. Nese do kishte qene nje grup i perbashket opozitar padyshim do isha pjese e ketij grupi. Kam qene dhe jam ne koordinim me kryetarin e grupit te PD per cdo aksion dhe qendrim politik te opozites Dashakeqeve qe sot ju “qan” zemra per opoziten mund tju them se opozita nuk ka nje deputet me pak e se qendrimet politike opozitare jane krejtesisht te koordinuara. Te mos besh pjese ne nje grup parlamentar nuk te perjashton nga opozita",- shkruan Mesila në Facebook.

Ora 19:54
Mesila Doda doli e pavarur, ‘shpërthen’ demokrati: I dhamë besim të pamerituar në listën e sigurt

1758131760_hysenkadiu.jpg

Mesila Doda e PDIU-së, e cila ishte në listën e sigurt të Partisë Demokratike, sot doli si deputete e pavarur, duke mos u përfshirë në asnjë grup parlamentar të opozitës.

Në lidhje me këtë vendim të saj kanë nisur edhe reagimet e para nga radhët e demokratëve. Hysen Kadiu, kryetar i degës së PD në Kavajë, thotë se i dhanë Mesila Dodës besim të pamerituar duke e vendosur në listën e sigurt, e që nga ana tjetër privuan demokratët të cilët e meritonin.

“PD ka sot një deputet më pak nga ata që u zgjodhën më 11 maj. Mesila Doda ka vendosur të vetëshpallet deputete e pavarur edhe pse ishte në listën e sigurt të PD.

Nuk ka asnjë surprizë nga ky veprim. Ajo dhe Shpëtim Idrizi kanë bërë të njëjtin akt edhe në parlamentin e shkuar. Kanë votuar sipas interesit të tyre dhe të qeverisë dhe asnjëherë nuk janë rreshtuar në front me demokratët. Ndoshta po t’u jepet mundësia do e bëjnë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Sepse problemi nuk është Mesila, Shpëtimi apo modeli i tyre në politikë. Problemi qëndron tek besimi i pamerituar, tek vlerësimi dhe pozicionimi i tyre në lista të sigurta, duke privuar nga kjo e drejtë ata demokratë që e meritojnë dhe kanë luftuar për të përfaqësuar të vërtetën dhe jo hilet në parlament”, ka shkruar në Facebook, Hysen Kadiu.

Ora 16:42
Opozita me tre Grupe Parlamentare/ Edhe Fatmir Mediu me Vangjel Dulen bëhen më vete, marrin 'borxh' 4 deputetë nga PD (Emrat)

1758120262_80001729154933xdulemediu973.png

Opozita shqiptare do të përfaqësohet në këtë legjislacion me tre grupe parlamentare. Pas grupit parlamentar të PD dhe grupit të PL-së, një tjetër grup parlamentar është krijuar nga radhët e opozitës.

Grupi i tretë do të ketë 7 deputetë, përfshirë katër ligjvënës nga Partia Demokratike.

Grupi do të përbëhet:  Fatmir Mediu nga PR, Vangjel Dule nga PBDNJ, Greta Bardeli PD, Denisa Vata PD, Zija Ismaili PD, Artan Luku PAA dhe Fidel Kreka PD.

SI.E./K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?