Zona e Amerikës Latine zhvilloi ndeshjet e katërta në grupet kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Në fushë zhgënjeu Brazili, që humbi 2-0 në transfertë me Uruguain. Pas 37 ndeshjeve pa humbje, brazilianët marrin disfatën e parë pas një kohe të gjatë. Në Lima, Argjetina fitoi 0-2 me Perunë vendase. Në ndeshjet e tjera, Paraguaji mundi 1-0 Bolivinë, ndërsa Ekuadori dhe Kolumbia barazuan 0-0.
Në stadiumin "Kombëtar" në Lima, Peruja vendase u mposht 0-2 nga Argjentina, për raundin e katërt kualifikues të Kupës së Botës. Mes 43 mijë të pranishmëve ishte Lionel Messi që shkëlqeu sërish edhe pse në moshën 36-vjeçare. Kapiteni i kampionëve të botës në fuqi shënoi dopietë në minutat 32 dhe 42, duke ia bërë më të lehtë tri pikët djemve të Scalonit. Pas këtij suksesi, Argjentina kryeson grupin me 12 pikë të plota dhe me këtë ritëm duket se do jetë mes gjashtë emrave që dalin nga ky grup për në Botërorin 2026.
Në Montevideo, Uruguai vendas fitoi 2-0 kundër Brazilit në zonën e Amerikës Latine, për kualifikueset e Botërorit 2026. Daruin Nunez në minutën e 42-të dhe De la Cruz në të 77 minutë shënuan për vendasit, duke bërë që më shumë se 60 mijë të pranishmit në stadium të shijonin fitoren e parë të Uruguait me Brazilin pas 22 vitesh. Veç saj, Uruguai i prish rekordin me 37 ndeshje radhazi pa humbje brazilianëve. Tanimë Uruguai dhe Brazili pas katër ndeshjeve ndajnë vendet dy dhe tre me shtatë pikë në renditje.
Rezultatet:
Paraguaj 1-0 Bolivi
Ekuador 0-0 Kolumbi
Uruguai 2-0 Brazil
Peru 0-2 Argjentinë
Renditja: