Në Montevideo, Uruguai vendas fitoi 2-0 kundër Brazilit në zonën e Amerikës Latine, për kualifikueset e Botërorit 2026. Daruin Nunez në minutën e 42-të dhe De la Cruz në të 77 minutë shënuan për vendasit, duke bërë që më shumë se 60 mijë të pranishmit në stadium të shijonin fitoren e parë të Uruguait me Brazilin pas 22 vitesh. Veç saj, Uruguai i prish rekordin me 37 ndeshje radhazi pa humbje brazilianëve. Tanimë Uruguai dhe Brazili pas katër ndeshjeve ndajnë vendet dy dhe tre me shtatë pikë në renditje.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Messi 'show' me dopietë, Argjentina me një këmbë në Botëror! Uruguai thyen Brazilin pas 22 vitesh dhe i prish rekordin
S.Dh/ReportTv.al