Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se çfarë garancie mund t’u ofrojë shteti banorëve të 5 Majit, të cilët protestojnë për shtëpitë e tyre, kur këto falsifikojnë dokumentet për ta shkarkuar atë.
‘Çfarë mund të thuash për letrat që kërkojnë banorët e 5 Maj. Çfarë garancie kemi ne si banor të republikës se kur këta jo vetëm falsifikuan letra për ti rrëmbyer presidentit anëtarët e GJ-së. Por edhe për të shkarkuar presidenti falsifikojnë në GJK. Çfarë garancie kemi ne që ligjet që votohen në Kuvend zbardhen dhe nuk ndryshojnë në interes të grupeve të caktuara. Çfarë garancie kemi ne që pronat nuk falsifikohen. Këto falsifikuan dokumentet për të më shkarkuar mua.’- tha Meta.
Lajmi kryesor:
DOKUMENTI/ Meta padit Kuvendin: Falsifikimi i dokumentit, tentativë për grusht shteti! Iki nëse më shkarkon Kushtetuesja? S'do të ketë brava shtesë në Presidencë! Kuvendi: Pretendimet s'qëndrojnë
M.Q.//ReportTv.al