Ramush Haradinaj dhe Ilir Meta

Politikë
Top 24

Meta darkon me Haradinajn në Durrës, kryeministri: Qëndrime unike me Presidentin

21 Maj 2019, 08:02| Përditesimi: 21 Maj 2019, 13:10

  • Share

Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e djeshme ka darkuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Durrës. Meta dhe Haradinaj kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve, por pa lënë në plan të dytë atë që ndodhi në Berlin dhe samitin e Tiranës, marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe debatin për kufijtë.

Si kreu i shtetit shqiptar ashtu edhe kreu i ekzekutivit të Kosovës kanë bërë nga një postim në rrjetet sociale të shoqëruar me nga një foto nga takimi, por pa dhënë shumë hollësi mbi detajet e bisedës.

"Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane" shkruan Meta.

Ndërsa Haradinaj thekson se ka pasur 'Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë'. Ilir Meta dhe Ramush Haradinaj janë në krahun e politikanëve që kanë pasur qëndrim të prerë kundër rishikimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Komento

Komente

  • alb: 22/05/2019 10:47

    COMANDANT , pash neRIN e families mos rri me ta ,se ashy shum i poshtun, ti nuk je si ai, e mos ja vno damken vettig kot.

    Përgjigju
  • Blenard: 21/05/2019 09:27

    Po nuk ju ha mortja qe ndaheni neper llogore kur vendet fqinje po na han te gjall presidenti jon si burr shteti me kryeministrin kosovar si burr ringu e nga ana tjeter dy gjatoshat si kodosha per hallet e tyre na bejn ne shohu politik nderko serbet e greku po na plackisin Mortja tu haj juve e leket qe na keni vjedhur turp turp turp

    Përgjigju
  • Mete: 21/05/2019 09:04

    Presidenti eshte personi me percares I poltikes aktuale,Kryeministri qe ka aleance me Presidentin,po mundohet te aktualzon veten dhe te del nga anonimiteti mosperfilles I arsyeshem.Ket han e pin,Pine e han sa te duan,Nderojn evila milionshe. Para kane,vjedh kane dhe han haram djersen e populit.

    Përgjigju
  • liu: 21/05/2019 08:18

    po po forcimin e mardhenieve hahahaha hajde shkrim hajde kot me kot ...po cthoni mo ,ata bejne pazare dhe skema se si ti shpetoj likja drejtesise ....ju thoni forcimin e mardhenieve . akoma nuk e keni kuptuar qe likja ska shok pervec interesit. haradinaj eshte prishur me ramen se i kerkon qe te lere te qete meten!!! thashem eshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?