Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Tiranë ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama.
Kreu i shtetit të Kosovës zbulon nga një postim në Facebook se në qendër të bisedës ka qenë aktualiteti politik në dy anët e kufirit, por edhe përgatitjet për Samitin e Parisit.
"Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit" shkruan Thaçi në Facebook.
Ndërkohë që mbrëmë në Durrës, Presidenti Meta zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Komento