Presidenti Ilir Meta pyet nga gazetarët nëse ishte kundër që qytetarët të mbajnë maska, apo vetëm ishte kundër që të gjobiteshin. Ai u shpreh se maska ka rëndësi dhe qytetarët duhet ta mbajnë, por duhet të kemi parasysh që disa qytetarë nuk kanë mundësi që t'i blejnë. Meta u shpreh se është kundër atyre që thonë se maska nuk duhet të mbahet. Më herët kryetarja e LSI-së dhe dhe njëkohësisht bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi ishte shprehur se ishte kundër vendosjes së maskës.
"U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm, të respektojnë të gjithë rregullat e vendosura nga autoritetet. Maskat kush ka mundësi ti blejë, por mos harrojmë që ka dhe nga ata që nuk kanë mundësi që të marrin maska. Jam kundër atyre që thonë se maska të mos mbahet, ti mbajnë", tha Meta.
Më tej ai kritikoi vendosjen e gjobave përmes OSHE-së.
“Çdo lloj mase që merret për arsye shëndetësore e çertifikuar nga ekspertët është e mirëpritur, por përmbajtja e aktit për gjobitjen e qytetarëve është maskaradë, sepse shkel në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve, sepse e shndërron OSHEE në një kompani që ka për detyrë furnizimin me energji, në një instrument policor dhe ndoshta edhe elektoral, që ekzekuton në mënyrë të paligjshme gjoba.
Nuk është zgjidhje që në fund të muajit, kur të mos kenë mundësinë të paguajnë faturat, qytetarët të shantazhohen. OSHEE ka për mision të furnizojë me energji elektrike në mënyrë të pandërprerë“, tha Meta.
Lajmi kryesor: