Në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV, avokati Perparim Çaça komentoi situatën e re të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët sot u shpallën zyrtarisht të pandehur për çështjen e lobimit të paligjshëm. Çaça tha se tani statusi i tyre ka ndryshuar.
“Është shumë e rëndësishme për publikun që tani ka ndryshuar statusi i tyre, nga persona të dyshuar, në të pandehur për veprat penale për të cilat akuzohen.”-tha Çaça.
Ai sqaroi se hetimi ende nuk ka përfunduar, por sipas praktikës gjyqësore, është pothuajse e pamundur që çështja të mos kalojë për shqyrtim në gjykatë.
“Duke qenë se kam pak kohë që kam marrë çështjen, mendoj që duhet ndërtuar një strategji e qartë me klientin, sepse aktualisht duket sikur pranohet se vepra penale e lobimit është e paligjshme, por ndryshon subjekti i veprës, pra nuk është zoti Meta, por persona të tjerë.”-tha Çaça
Çaça nënvizoi domosdoshmërinë që avokati i palës së mbrojtjes të distancohet nga argumentat politike dhe të përqendrohet vetëm te faktet dhe argumentet juridike.
“Deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë në proces. Është e nevojshme që të vërtetohet me prova dhe fakte që akuzat nuk qëndrojnë.”-përfundoi avokati.
Sipas Çaças, duket sikur pranohet se vepra penale e lobimit është e paligjshme, por ndryshon subjekti që e ka kryer këtë vepër, pra nuk është zoti Meta, por persona të tjerë.
"Nuk e di, duke qenë se avokati ka pak kohë që e ka marrë çështjen për mendimin tim duhet të bëjnë një strategji me klientin për këtë qasje që ka, sepse de facto, duket sikur pranohet që kjo vepër penale, pra lobimi është i paligjshëm por ndryshon subjekti i veprës penale. Pra nuk është zoti Meta, por njerëz të tjerë. Pra unë do sugjeroja që të njihet mirë me dosjen."-përfundoi avokati .
Lajmi kryesor:
Mbeti jashtë Kuvendit, Ilir Alimehmeti në ‘Repolitix’: Kam kërkuar videot e numërimit! Kapri: PD s'na e merr dot mandatin në Tiranë! Bala: SHBA 'certifikoi' 11 majin
H.K/r.k./ReportTv.al
