TIRANË- Në një kohë kur kreu i shtetit, Ilir Meta e ka sulmuar, madje edhe duke e etiketuar si ministrja e padrejtësisë, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i jep "ok" Etilda Gjonajt që të vazhdojë në të njëjtin kurs sa i përket Reformës në Drejtësi.
Diplomatja amerikane ka zhvilluar një takim për rreth 120 minuta me ministren Gjonaj, një mesazh ky që konfirmon mbështetje për vijimësinë e Reformës në Drejtësi, pavarësisht akuzave nga opozita, por edhe Meta për "kapjen nga qeveria".
Gjonaj ka qenë në qendër të akuzave nga presidenti Ilir Meta, me këtë të fundit që e ka kallëzuar në SPAK së bashku me dhe dy zyrtarë të tjerë të ministrisë, Gentian Deva dhe Etleva Haxhia, të cilët publikisht i akuzoi si pjesë të një strukture të organizuar që po tentojnë grusht shteti në Shqipëri, lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Pikërisht për këtë çështje, Meta firmosi në shesh dekretin që kthente pas ndryshimet në ligjin për betimin e këtyre anëtarëve, ku në duar mbajti edhe flamurin amerikan. Kjo solli një reagim të menjëhershëm të ambasadores, e cila u distancua duke theksuar se nuk kanë lidhje me tubimin e 2 marsit.
Kete etilden e mbeshtes dhe une tere diten per reforma
PërgjigjuPo pse kjo nuk do ta ngjyeje pak gishtin si ata qe kane qene para kesaj.Keta bejne lufte te vene ambasadore ne vende si Shqiperia se aty jane pashallare dhe kapin ndonje $ , ambasadorin amerikan ne Gjermani nuk e njeh njeri as si emer, kete budallane qe eshte tani nuk e pret Merkel fare dhe ky qe mos te rrije kot merret me dialogun Kosove - Serbi.
PërgjigjuSa palle mund te jetë nje si ty qe e krahason Shqipërinë me Gjermaninë?
Ububuja Like dridhe me lesh Munike.
Përgjigju-Zonja Kim vazhdo idene e zoteri Lus ,te na sillni me patjeter pranveren shqipetare ;por mos harroni Soreken .Cudi! sa te perkushtuar jeni te na beni te lumtur ! ,por edhe ne i beme duart cope, te nderojme zoterin tuaj ,pa le te behet c'te behet .Ju jeni si oksigjeni per ne ; kurse ne jemi si gjarperi per njeri--tjeterin . Prandaj moj zonja Kim ,mos na mbaj shum ne duar, se pa prit e pa kujtuar ,ne nje moment, do ta ndjesh veten keq ,dhe sigurisht qe do na mallekosh . Faleminderit .
Përgjigjuja, filloi edhe kinezja me i fry zjarrit
PërgjigjuPres ike si palku Mere . Te ka ngelur vetem Blushi qe ben bla bla bla si plakat e mehalles.
Përgjigju