Meta: Evazioni fiskal me inceneratorët, skandal që i kalon limitet! Institucionet të reagojnë

12 Korrik 2022, 14:03| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 14:28

  • Share

 

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje Kuvendit që të reagojë dhe të ketë një qëndrim në lidhje me skandalin siç e quan ai me evazionin fiskale të cilin e lidh me inceneratorin e Tiranës. Në një dalje për mediat, Meta përmend edhe rastin e zonjës, të cilët i është përdorur firma edhe vite pas vdekjes së saj.

“Përveç pensionistëve që janë në azile dhe që figurojnë në mënyrë të paditur në veprime që kapërcejnë me 30 milionë, çobanë me rrogë 300 euro dhe figuron me veprime të pakryera nga ai me miliona euro, dhe së fundmi për të kuptuar banalitetin e tejskajshëm të kësaj babëzie është zbuluar edhe për një qytetare që është ndarë nga kjo tokë të paktën para 5 vitesh, por ne emër të saj në këto vite janë kryer veprime për transaksione me të paktën 5 milionë euro.  Çfarë t’i bëjmë ne qeverisë që thotë se s’ka para për helikopter për zjarret ndërkohë që në sytë e opinionit publik del një situatë kaq e rëndë korrupsioni dhe flagrante, që është edhe më poshtëruese për çdo qytetar të këtij vendi. Në këto kohë krizë kur duhet rritur mbështetja për qytetarët në nevojë shohim që askush nuk mban përgjegjësi. Shohim që prej vitesh bëhen veprime të tilla dhe bëhen në banka. Çfarë janë këto banka që pranojnë të tilla veprime, çfarë është kjo QKB, ku është krimi ekonomik, ku është institucioni i pastrimit të parave. Kush mban përgjegjësi për të gjitha këto skandale? Si mund të vazhdojë kjo afera e inceneratorëve kur dihet shumë mirë që këto para shkojnë për krimin. Ende nuk ka filluar as maja e ajsbergut të aferës së inceneratorëve”


Lajmi kryesor:

Evazion fiskal me firmën e të moshuarës së vdekur, Meta: Krimi ka kapërcyer çdo imagjinatë! Manja: Ke hall tjetër, ato denoncime janë bërë prej vitesh


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?