Meta i përgjigjet Ramës: Thua të hetohet Saliu e Iliri, po kush e ka ndaluar? Thirrje që të heqë vëmendjen nga grupi kriminal

17 Maj 2022, 12:23| Përditesimi: 17 Maj 2022, 12:55

  • Share

 

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama, pas thirrjeve të këtij të fundit që për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën.  Sipas tij, Rama kërkon të hetojë Metën dhe Berishën, por duhet të japë llogari për 430 milionë eurot e inceneratorëve, që janë zhdukur. Për Metën, ato para kanë shkuar për lobime dhe shkrime jashtë vendit.

“Ne kemi dhe poezinë e pavdekshme të Avzni Nelës. Do e shikoni ju bandën e inceneratorëve se ku do shkojë. A do ju japë zemër ai? Mos pranoni që jeni grup i strukturuar. Mos flisni me drejtësinë? Mos pranoni se na kanë thënë ministrat e tjerë, pasi Ilirin që na denoncoi me fakte, numra llogarie, me gjithçka, para gjithë shqiptarëve, m se në shkurt të vitit të kaluar, 3 muaj para zgjedhjeve, me ato që ka bërë Ilir janë bërë akuzat, atëherë nuk ndërhyjë, se çunat duhet të merrnin votat; në Durrës, Fier, Berat, etj. Të bëhej maxhoranca, pastaj çunat të kenë ça lehtësira, dhe paratë do jenë, paguhen me ato para shkrime jashtë, lobime dhe ajo aferë të quhej; suksesi i madh. Po ato 430 mln euro ku shkuan? Kush do paguaj për to? Do hetojë Saliun ai për Non-grata? Keni ca të dhëna nga Soros, dhe nga agjencia e Edi Ramës. Kush i ka penguar që të hetojnë Saliun? Ilirin, apo Ambrozian, që bën dhe pyetje të pahijshme. Dhe do ia kalojë dhe Zambias për korrupsion. Fajin e ka Iliri, Saliu dhe pellazgët, ky s’di gjë. Po ato 14 vendime që janë bërë në një ditë. E di sa punë duhet për t’u bërë ato? Po tërë ato drejtorë që kanë kundërshtuar. Ky nuk dinte gjë?! Gjërat janë shumë të qarta, në dritën e diellit.”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Denoncimi i medias austriake për lobim 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim, do t’i çoj në gjyq! Pas 24 korrikut fakte në SPAK për korrupsionin, i kam armët më të forta se Rama


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?