Meta: Jam specializuar për përmbysjen e diktaturave! Fytyrë-nxirët do e kenë të vështirë të vijnë në këto zona kur të dëgjojnë bëmat e tyre

22 Gusht 2022, 21:41| Përditesimi: 22 Gusht 2022, 22:36

  • Share

 

Kryetari i Partisë së Lirisë premtoi para të rinjve në kampin e Jalës se do të përmbysë qeverinë e Edi Ramës sepse pretendon të jetë specializuar për përmbysjen e diktaturave.

“Mua më pëlqen të luaj në ekip. Më pëlqen të luaj për ekipin. Fitoren e kemi të padiskutueshme. U është prishur fytyra. Shikojini fytyrë nxirët e Shqipërisë. Të keni të sigurt që në vitet që vijnë do e kenë shumë të vështirë të vijnë në këto zona kur të dëgjojnë bëmat e tyre ashtu sikurse llogarinë para drejtësisë për të gjitha dëmet që i kanë bërë vendit tonë, interesit tonë publik, interesit tonë kombëtar, të rinjve dhe të rejave e kanë të panegociueshëm.

Para jush është një njeri që është rritur dhe specializuar për përmbysjet e diktaturave. Në këtë betejë që kemi nisur së bashku nga 25 korriku, të jeni të sigurt se duke bashkuar zemrat, ëndrrat dhe energjitë tona me të gjithë shqiptarët, ne do ta bëjmë Shqipërinë shumë shpejt jo vetëm vend democrat, por shumë më të gëzueshëm”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta akuzon Ramën nga kampi i të rinjve në Jalë: Kishte target ish-LSI! Jam specializuar për të përmbysur diktaturat, do mbushen sheshet plot


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?