'Meta justifkohej me pasurinë e së vjehrrës', Idajet Beqiri: Kur ishte kryeministër i dha një truall shtetëror! U bë pronare fiktive

22 Tetor, 19:03| Përditesimi: 22 Tetor, 19:34

  • Share

 

Avokati Idajet Beqiri shpjegoi në Frontline Intervieë se si u pasura nëna e Monika Kryemadhit me pasurinë e së cilës krenohej Ilir Meta me ish gruan e tij. Sipas avokatit, Meta mori një pronë shtetëore pranë spitalit ushtarak në Laprakë dhe ia dha një policia, i icili ia shiti nënës së Kryemadhit. Më pas aty u bënë pallate dhe ajo u bë e pasur. 

'Meta dhe Kryemadhi janë justifikuar gjithnjë se janë të pasur prej vjehrrës. Edhe ajo është person që përfshihet në deklarimin e pasurive. Problem si u bë ajo e pasur? Për çfarë prone bëhet fjalë? Është këtu tek ish spitali ushtarak, për një truall që ishte shtet. Kur ishte kryeministër ia dha këtë nga shtet ia dha një polici. Dhe polici u bë fiktiv pronar i asaj. Ai polici ja shiti nënës së Ilir Metës. Fiktivitete të gjitha. Dhe mbi këtë pronë të shtetit, ndërtoi pallate dhe u bë e pasur. Aferë korruptive.'


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Metës, Idajet Beqiri: Dje ishte festë për të gjithë! Shqiptarët u varfëruan prej grabitjeve të tij


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?