Politikë

Meta kandidon në listën e hapur në Tiranë/ Shabani në '5 pyetje nga Babaramo': Nuk bëhet dot deputet është në burg! Muça: Berishës i kërkoi 7 mandate të sigurta

10 Mars, 21:56| Përditesimi: 11 Mars, 08:17

  • Share

TIRANE- Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv po diskutohet për listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. 

Kreu i Partisë Nisma 'Thurrje' komentoi vendimin e Ilir Metës për të kandiduar si deputet në listat e hapura të Tiranës. Ai është i bindur se edhe nëse Meta, i cili po hetohet në paraburgim fiton mandat nuk do të mund ta ushtrojë pasi është në burg.

“Ilir Meta nuk bëhet dot deputet se është në burg. Pra nuk e ushtron dot funksionin e për pasojë do ta humbasë dhe po të fitojë. Tani duke qenë se ai nuk e ushtron dot nuk e merr dot mandatin. Nuk betohet dot. Edhe ai e di që nuk e merr dot mandatin.

Shabani e quan antikushtetuese paktin e korrikut mes socialisteve dhe demokratëve për listat.

“Ajo që këta kanë bërë përveç që është antikushtetuese është kundër parimit të demokracisë.  PD dhe PS do fusin në parlament dikë qe se ka votuar kërkush. Pra nëse Flamur Noka merr 0 vota është automatikisht deputet. Do punojë gjithë PD pr të marrë 12 deputetë. Duhet ezauruar lista me 12 deputetë por i shkoi 13 i shkon radha atyre. Ne listën e mbyllur do ta zbrasim para ditës së votave me kandidat që nuk e knë këtë ambicie. Pra kush merr më pak renditet i pari” tha Shabani.

Ai sjell dhe një shembull

"Ka 2 Ilir PD-ja në Tiranë, Ilir Alimehmeti që ka dalë ndër më tëvotuarit në primaret e Tiranës dhe Ilir Meta në burg. Alimehmeti që e duan demokratët s'do të jetë deputet, se toka me qiellin të puçen ata (Koalicioni) nuk marrin më shumë se 12 mandate. Ky  Iliri i burgut do të jetë në listë të mbyllur, vetë apo me prestanomet e veta. " thotë Shabani.  

Gazetari Flogert Muça e quan lëvizje të zgjuar vendimin e Metës për të dalë në lista të hapura në koalicionin  PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ndërsa zbulon se gjatë negociatave me Berishën për koalicionin, presidenti i Partisë së Lirisë i kishte kërkuar kryetarit të PD-së 7 vende të sigurta, por në fund është rënë dakord për 4 vende të sigurta.  

"Ilir Meta ka kërkuar 7 vende të sigurta. Ai tenton të maksimizojë votën dhe duke qenë në listë të hapur. Kjo lëvizje është e zgjuar por pyetja është ai ka votat Meta"

Analisti Leonard Karaj lëvizjet që ka bërë kryeministri Edi Rama për të nxjerrë në lista të hapura ata që janë deputetë i konsideron të zgjuara. Ai thotë se këtë strategji që ka bërë kryeministri duhet ta bënte opozita për të marë më shumë vota dhe për të ardhur në pushtet.

“Lëvizjen e Ramës e shikoj të zgjuar. Rama tha unë ta nis me pastrimin e shtëpisë time. Pra që të pastrojë PS dhe qeverisjen e tyre. E dyta është një lloj narcizizmi i Ramës që ‘ti bindej parlamenti’.

Ora 22:46
Shabani: Berisha po kandidon për hallet e vajzës dhe djalit, pas 11 majit do të përfaqësojë një parti të vogël

TIRANE-  Kreu i Partisë Nisma 'Thurrje' në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv u shpreh se Berisha  nuk ofron asgjë të re por konkuron vetëm për të ruajtur listën e mbyllur. Madje parashikon që pas zgjedhjeve të 11 majit Berisha të përfaqësojë një parti të vogël që do të shpërbëhet më pas.

“Problemi me Berishën është që nuk e gjykojmë për fajin e Ramës por si kandidat për të zëvendësuar Ramën. Çështja është që Berisha nuk ofron asgjë të re por konkuron për të ruajtur listën e mbyllur me militantë të sigurt dhe po kandidon si prind për hallin e vajzës, djalit. Pra kandidon si prind. Unë mendoj që pas 11 maj Berisha do të përfaqësojë një parti të vogël.”, tha Shabani

S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?