TIRANE- Kreu i Partisë Nisma 'Thurrje' në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv u shpreh se Berisha nuk ofron asgjë të re por konkuron vetëm për të ruajtur listën e mbyllur. Madje parashikon që pas zgjedhjeve të 11 majit Berisha të përfaqësojë një parti të vogël që do të shpërbëhet më pas.
“Problemi me Berishën është që nuk e gjykojmë për fajin e Ramës por si kandidat për të zëvendësuar Ramën. Çështja është që Berisha nuk ofron asgjë të re por konkuron për të ruajtur listën e mbyllur me militantë të sigurt dhe po kandidon si prind për hallin e vajzës, djalit. Pra kandidon si prind. Unë mendoj që pas 11 maj Berisha do të përfaqësojë një parti të vogël.”, tha Shabani
Lajmi kryesor:
Meta kandidon në listën e hapur në Tiranë/ Shabani në '5 pyetje nga Babaramo': Nuk bëhet dot deputet është në burg! Muça: Berishës i kërkoi 7 mandate të sigurta
S.G/r.k./ReportTv.al
