Ilir Meta ka vendosur të kopjojë strategjitë e partisë Socialiste për menaxhimin e rrjeteve sociale. Meta u ka bërë thirrje të rinjve që të bëjën ‘like dhe share’ në rrjetet sociale.
‘Po lëvizim ngadalë. Do të organizohemi krejt ndryshme. Me këtë program të mrekullueshëm. Do ta bëjmë Shqipërinë të ketë diell për të gjithë. Kam ekipin e monitorimit për share, like unë nuk jam i apasionuar. Por mos kujtoni e Edi Rama është budalla, po të ishte nuk rrinte 12 vite në pushtet. Ai bën mbledhje qeverie vetëm për të diskutuar si administrata e patronazhistëve është ne rregull apo jo me planin e share dhe komenteve dhe me radhë.
Po neve çfarë na kushton të shpërndajmë mesazhin e Ilir Metës, Erisa Xhixhos. Po nëse ne përtojmë të bëjmë diçka kaq të vogël... kjo nuk është gjithçka po tregon sa organizuar je sa nerv ke të dalësh kampion. Ne po luajmë për kampion, në krah të Ilir Metës do të jenë ata që luajnë për kampion. Edhe mund të mos dalin, por ne ndeshjen nuk e shesim.’- tha Meta.
Lajmi kryesor:
Konventa e PL-së, Meta zgjidhet presidenti i partisë, largon Kryemadhin! Sulmon ndërkombëtarët! Kam shkollën e Ramizit, Nanos e Berishës! Në mbrëmje i shkon Saliut poshtë ballkonit
M.Q.//ReportTv.al