Presidenti Ilir Meta

Meta kthen anti-KÇK-në dhe jep 7 arsye: Nuk është urgjent! 'Gllabëron' prokurorinë, shfaqje për kredite politike

30 Mars 2020, 19:17| Përditesimi: 30 Mars 2020, 20:23

  • Share

TIRANE-Presidenti Ilir Meta ka rikthyer në Kuvend për rishqyrtim Aktin Normativ të njohur si anti-KÇK, që vendosi në fokus pasurinë e vendosur nga krimi i organizuar dhe që deri tani SPAK dhe Gjykata e Posaçme i kanë dhënë disa herë të drejtë. Qeveria  miratoi aktin në datë 31 janar, ndërsa në 5 mars e kaloi në Kuvend, por në 26 mars kreu i shtetit vendosi të dekretonte rikthimin e tij për shqyrtim me pretendimin se kapur shtatë shkelje në këtë Akt Normativ. Por cilat janë? Presidenti Ilir Meta teksa rendit shtatë arsyet për kthimin e ligjit, që sipas tij, mbi të gjitha shkel Kushtetutën, shprehet se nuk përmbush kërkesat e nevojës dhe urgjencës.

7 arsyet e Presidentit për kthimin e ligjit ani-KÇK
·         Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave;
·         Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;
·         Shkel njëherazi disa të drejta dhe liri themelore të njeriut, si e drejta e pronës private, e drejta për një proces të rregullt gjyqësor, apo prezumimi i pafajësisë;
·         Shkel hierarkinë e akteve të përcaktuar në nenin 116 të Kushtetutës;
·         Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;
·         Shkel parashikimet kushtetuese mbi funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
·         Bie ndesh me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

Më konkretisht, Presidenti shprehet se në relacionin shoqërues të aktit normativ mungon sqarimi formal i nevojës dhe urgjencës për propozimin dhe miratimin e këtij akti. Ilir Meta thotë se lufta ndaj kriminalitetit në vend është detyrim i përhershëm i qeverisë, ndërsa mekanizmat për gjurmimin dhe pengimin e përdorimit të burimeve të ardhura nga krimi, janë përcaktuar në legjislacionin në fuqi që duhet të zbatohet nga organet e ngarkuara me ligj. "Lufta kundër krimit të organizuar, organizatave dhe grupeve të strukturuara kriminale, si dhe çdo grupi tjetër kriminal, bandave të armatosura, individëve të përfshirë në krimet e rënda nuk mund të jetë një qëllim i përkohshëm, që kërkon masa të përkohshme".

Për Ilir Metën masat e përkohshme janë të justifikuara kur pranohet gjerësisht se gjendja është aq alarmante sa nuk mund të përballohet më me legjislacionin aktual dhe se kërkon patjetër ndërhyrje dhe masa të jashtëzakonshme. Por, vijon më tej Presidenti, "Nevoja për konsolidimin e sigurisë në vend, kërkon masa dhe politika afatgjata, të cilat u vlerësuan në mënyrë të thelluar kur legjislacioni u amendua në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë, në vitin 2017".

Lidhur me arsyet e miratimit të Aktit Normativ, Meta citon një pjesë nga raporti i Komisionit të Ligjeve që argumenton se një nga shkaqet që e çoi qeverinë drejt këtij hapi ishte fakti që ligji antimafia nuk po funksiononte ashtu siç duhej. "Në këto kushte, por edhe për nevojën emergjente deri sa të krijohet struktura e posaçme për investigimin e aseteve kriminale, siç është Byroja Kombëtare e Hetimit, u miratua ky akt normativ”. Por në këtë pikë për Presidentin ka shkelje, pasi analiza nuk është e mbështetur në fakte dhe analizë juridike. "Edhe pse Byroja Kombëtare e Hetimit, nuk ishte funksionale të miratimin e këtij akti, sërish, shtetit shqiptar, nuk i mungon as legjislacioni dhe as strukturat e Policisë Gjyqësore që mund të kryejnë detyrat e tyre në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues".

Operacionet nga Forca e Ligjit, Ilir Meta i cilëson si shfaqje televizive. "Duhet që ky legjislacion të zbatohet në mënyrë permanente dhe në mënyrë objektive, pasi lufta kundër kriminalitetit dhe aseteve kriminale nuk është kurrsesi një shfaqje televizive për kredite politike. Kjo u evidentua qartë kur në mënyrë të pajustifikuar, angazhohen një tërësi forcash policore të armatosura, me qëllimin e vetëm dorëzimin e një komunikimi shkresor. Kur ky veprim mund të kryhej shumë thjesht nga një oficer policie, apo qoftë dhe nga shërbimi postar" thotë ai. 

Në arsyetimin e gjatë të publikuar sot, Meta thotë se ka kapur edhe një gabim. "Në pikën 2, të nenit 29, të aktit normativ përcaktohet se: “Deri më 31 mars të vitit 2021, subjektet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, duhet të bëjnë deklarimet pasurore mbi të ardhurat vjetore, shtesat, pakësimet dhe ndryshimet e pasurisë përgjatë vitit 2020.” Ndërkohë që, në nenin 38 të vetë aktit normativ, përcaktohet se: “Ky akt normativ ka efekt të përkohshëm dhe do të zbatohet deri më 31.12.2020”. Kjo mospërputhje është ose gabim i miratuesve të aktit normativ dhe miratuesve të ligjit nr. 18/2020, ose tregon qëllimin e vërtetë për të shtrirë në kohë efektet e këtij akti".

Me këtë Akt Normativ, qeveria sipas Presidentit ka dubluar institucionet e reja të drejtësisë që kanë kompetenca të qarta kushtetuese dhe ligjore dhe mbi të gjitha po “gllabëron” tagrin që e ka vetëm prokuroria. "Pushteti ekzekutiv përmes këtij akti normativ i rrëmben me forcë prokurorit përgjegjësitë kushtetuese dhe procedurale për ushtrimin e hetimit dhe ndjekjes penale.  Ajo është një “gllabërim” institucional nga ana e pushtetit ekzekutiv i tagrave që i janë dhënë në mënyrë eksplicite organit të akuzës si një organ i mirëlarguar/distancuar nga pushtetit ekzekutiv. Sipas dispozitave të aktit normativ, i nënshtrohen disa masave që kalojnë masën e proporcionalitetit dhe nuk përkojnë me procedurën që dikton Kodi i Procedurës Penale apo legjislacioni në fuqi. Miratimi i rregullave, që mbi të gjitha konsiderohen si të përkohshme, jo vetëm që krijon mbivendosje ndërmjet organeve dhe normave ligjore, por cenon rëndë parimin e sigurisë juridike. Minon në tërësi besimin tek reforma në drejtësi dhe përkthehet si dështim i saj".

Gjithashtu vijon më tej Presidenti "Këto dispozita kushtetuese shkelen edhe nga neni 26, pika 4 e aktit normativ nr. 1, parashikim ky që i imponon Gjykatës më të lartë që prish vendimin e formës së prerë që ka vendosur konfiskimin e pasurisë, edhe mënyrën e vendimarrjes, duke diktuar që gjykata më e lartë të vendosë vetëm për njohjen e vlerës së pasurisë së konfiskuar mbajtësit apo zotëruesit të së drejtës së pronësisë.  Një parashikim i tillë, cenon hapur dhe neni 41 të Kushtetutës që garanton të drejtën e pronës private"

Në fund një kritikë, Presidenti e ka edhe për kreun e SPAK-ut Arben Kraja. "Pjesëmarrja e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në këtë Komitet nuk duhet të parashikohet në kompetencat e këtij organi. Kjo pasi, minon haptazi pozitën e tij për ushtrimin e ndjekjes penale. Qenia pjesë e këtij Komiteti-  mekanizmi ligjor të pushtetit ekzekutiv, e vendos atë në pozitë aspak të favorshme për ushtrimin e funksioneve kushtetuese të ndjekjes penale, kur subjekte të hetimit apo persona në ndjekje e sipër prej strukturës në varësi të tij, mund të jenë edhe vetë anëtarët e Këshillit të Ministrave, sipas nenit 135, paragrafi 2 i Kushtetutës pjesë e këtij komiteti. do ta bënte atë të dukej si një vartës i ekzekutivit apo një strukturë zgjatuese e saj" përfundon Ilir Meta.

Por çfarë ndodh tani? Tashmë me dekretin që ka hyrë automatikisht në rend, Kuvendi i Shqipërisë ka afat 4 javë për të marrë vendim. Pra Kuvendi për një dekret nuk mund të shprehet pa kaluar 48 orë dhe jo më vonë se 4 javë nga momenti që ka firmosur kthimin Presidenti. Kreu i shtetit e firmosi kthimin në 26 mars, ndërsa Kuvendi duhet të mblidhet dhe vendosë brenda 26 prillit. 

(Kliko ketu per te lexuar te plote dekretin e Presidentit Meta per kthimin e ligjit AntiKck)

Komento

Komente

  • Anglia: 31/03/2020 10:05

    Ne jemi me keq se ne luften e dyt botrore ky akoma meret me poltik shko mor idjot le qeverin te boj punen e vet ne ket rast nuk duhet loja poltike po bashkim ne ndim te qeveris

    Përgjigju
  • NJERIU I PËSHTIR: 31/03/2020 09:52

    O ilir kak meta ti je njeriu më i pështir i kombit Shqiptar. Ti je hajdut ti je anarshist je prapaskenist i pështir njeri pa kollon kurizore familje bastarde.

    Përgjigju
  • Trimi: 31/03/2020 07:47

    Ti Zoti JURISTI mënyra që si e argumentoke dhe që nuk e di që zoti Gomar Meta është apo jo ligjërisht i korruptuar mjafton faktet e pasuris tē patundshme dhe stilit të jetesës që ta vërtetosh. Pra është i kapur por për ju Juristat e tjerë fajin e ka Rama për palaçollëqet e këtyre bashke me saliun. Të fala mushkēs Zoti Gomar!

    Përgjigju
  • Cami: 30/03/2020 19:47

    Shume I domosdoshem se duhet te te fusim edhe ty ne burg o like Floriri. Per floririn vilen 5 million te gjiri I lalzit per bllokun me perqindje. Edi Rama saliun qe tamam ishte kock e forte e nxorri ne pension. Ty do te te haje te gjalle avash avash .po te vin dita prandaj te ka zen frika

    Përgjigju
    • JURISTI: 30/03/2020 22:56

      Ore, po kur beri marveshje me Meten ky edi rama i dinte keto apo tani i mesoj , kur u prish marveshja. Nuk marr persiper te mbroj Meten se deri tani ai eshte i paster te pakten ligjerisht , ca do ndodhi neser po pres. Sa per kthimin e ligjit, veprimi me i sakte qe ka bere deri tani, lexojeni po deshet argumentimin ligjor qe i ka bere mos dekretimit te ligjit. Ai ligj kthente gjithe shtetin ne varesi te Ministrit te Brendeshem dhe Drejtorit te Pergjithshem Policise (qe de fakto eshte edi rama). Po pse budallenje jane ata ne perendim qe i kane ndare pushtetet. Mbi te gjitha ky ligj vuri ne varesi te MB edhe Drejtuesin e Prokurorise Speciale , pa u formuar mire kjo prokurori.

  • Hinglateri: 30/03/2020 19:36

    Tu lthegdhin patkonjte nga dielli o hajdut Presilesh

    Përgjigju
  • ME BLLOK NË DOR: 30/03/2020 19:35

    Po blloku në dor a është i nevojshëm o like floriri ? ? ? Apo për kto gjëra ti nuk përgjigjesh e nuk të interesojn o like qelbësira. Hajde like se ora po të troket për në Reç o përç meta.

    Përgjigju
  • Pensionisti: 30/03/2020 19:34

    ESHTE SHUM E DOMOSDOSHME SIDOMOS PER NE QE NUK I KEMI FEMIJET KETU

    Përgjigju
  • Julian cobaj: 30/03/2020 19:34

    Kemi pleqeri ne shtepi dhe duhet te na respektoni sepse nga ata qe ju nuk po na i respektoni kemi ardhur ne jete dhe duhet te na mbeshtesni sic ju kan mbeshtetur ata juve qe jeni pushtetare dhe neve qe na kane nxjere ne jete prandaj jepini pak kohe qe mos ta ndiejne merzitjen dhe te kryejne punet e tyre dhe te marrin ilace dhe ushqime njekohesisht prandaj ju lutemi juve sikur jeni zotat tane panvaresisht se nuk ju detyrohemi asgje juve si pushtetare e keni prioritet te na mbeshtesni neve hajde tung

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?