Meta ktheu buxhetin 2021, Komisioni i Ekonomisë rrëzon me 16 vota kundër dekretin e Presidentit

15 Dhjetor 2020, 15:08| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 17:39

  • Share

Mes debatesh me përfaqësuesit e presidencës Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin kreut të shtetit për kthimin e buxhetit për vitin 2021.

Këshilltari për ekonominë i presidentit Petraq Milo ka listuar një sërë problematikash që mbart buxheti i miratuar në Kuvend. Sipas presidentes nuk ka asnjë plan rimëkëmbje ekonomike dhe cenohet nga borxhi i lartë publik. Presidenca ka kërkuar edhe vendosje të një tavani për borxhin publik. Pro Presidentit ka votuar vetëm deputeti Artur Roshi.

Një tjetër element i ngritur si shqetësim nga presidenca është edhe mungesa e fondeve për të përballuar pandeminë dhe për të mbështetur biznesin. Por të gjitha këto kritika janë hedhur poshtë nga qeveria.

Ndërkohë pak para se të rrëzohej dekreti presidenti Meta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka krahasuar buxhetin e PPP-ve dhe me atë të përcaktuar për luftën kundër pandeminë. Sipas presidentit vlera totale e PPP në 2021 arrin në 838.2 miliardë lekë ndërsa për pandeminë janë parashikuar 14.5 miliardë lekë.

Debat në komision:

Petraq Milo: Buxheti 2021 paraqet një sërë rreziqesh.

Presidenca: Nuk ka një projekt plan se si do të ulet borxhi i rritur publik. Është një buxhet jo realist për sa i përket parashikimit të rritjes ekonomike. Janë rritur fondet për koncesionet.

Anila Denaj: Të ardhurat janë të rritura krahasuar me 2019, dhe është polikë e punuar me FMN

Ministrja e Financave: Rritja e të ardhurave do të vijë edhe nga miradministrimi fiskal

Vetëm pak ditë më parë Presidenca, përmes Drejtorit të Kabinetit të tij, Edmond Panariti dha disa argumente pse është kthyer. Sipas tij, në këtë ligj nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj dhe se në të nuk përfshihen programe që mbështesin biznesin dhe papunësinë.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?