Analisti Leart Kola teksa po fliste në 'Studio Live' për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, komentoi edhe mbështetjen e Metës për ish-partinë e Gruevskit, VMRO DPMNE.
Kola e konsideron Metën në këtë rast si një fatkeqësi të jashtëzakonshme, pasi një ish-president, mbështet një të korruptuar në arrati si Gruevski që nuk e do më as partia e tij.
'Zoti Meta është një fatkeqësi e jashtëzakonshme. Të proklamosh Gruevskin që është në arrati, as partia e tij nuk e do më. Ka marrë distancat vetë kjo parti nga ky njeri. Vetëm Meta mbush mediat në Shqipëri dhe thotë të fitojnë këta. VMRO përveç zotit Meta, nuk ka asnjë shqiptar tjetër që thotë për VMRO do e mbështes. I vetmi shqiptar specifik. E kemi pasur president, është një turp i jashtëzakonshëm. Të paktën të flasi për Mickoskin, nuk mund të flasi për një njeri në arrati. Palaçollëqe në nivelin grotesk me atë që bën Albini', u shpreh Kola.
Lajmi kryesor:
Presidencialet në Maqedoninë e Veriut/ Leart Kola në 'Studio Live': VMRO parti anti-shqiptare! Ndërhyrja e Kurtit, e papjekur
G.K/ReportTv.al