Meta me tone të ashpra: Kemi hyrë në luftën pa kthim kundër tradhtarëve! Do të mbushim sheshet e Shqipërisë

22 Gusht 2022, 21:47| Përditesimi: 22 Gusht 2022, 22:42

  • Share

 

Ilir Meta ka folur me tone të ashpra nga kampi i Jalës duke thënë para të rinjve se duhet t’i bashkohen për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Teksa thekson sërish që punonjësit e administratës të mos hedhin firmën në aktet e qeverisë, paralajmëron se në shtator do të rikthehen protestat.

“Revolucioni antikorrupsion është i pandalshëm dhe ju ftoj çdo ditë t’i bashkoheni fushatës së denoncimeve kudo që jeni. Ndërgjegjësim, përshkallëzim dhe fitore e padiskutueshme. Shqipëria në javët që vjen ndahet njëherë e përgjithmonë me rrugën e gënjeshtrave, me rrugën e pabesisë ndaj interesit kombëtar dhe armiqësisë ndaj interesit publik, ndahet përgjithmonë me kohën e eliminimit të llogaridhënies. Llogaridhënia ka nisur, po troket dhe të të gjithë do të përpiqen para ligjit dhe ndaj i kam ftuar njerëzit në administratë publike të jenë të kujdesshëm, të mos përdoren në ditët dhe javët e fundit të kësaj qeveri gangsterësh të mos firmosin akte të paligjshme. Boll bedela ka futur në burg Rama, tani e ka radhën vetë. Partia e Lirisë është partia e rinisë.
Se Zoti vetë e tha me gojë

Që kombe shuhen përmbi dhe,
Por Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
…Nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhëtor.
Ne kemi hyrë më 25 korrik në një luftë pa kthim kundër tradhtarëve. Le të fillojmë pas këtij kampi të mrekullueshëm në të gjitha sheshet e Shqipërisë. Qeveria e drogës është duke ikur, qeveria e rinisë dhe e Shqipërisë do të vijë shumë shpejt”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta akuzon Ramën nga kampi i të rinjve në Jalë: Kishte target ish-LSI! Jam specializuar për të përmbysur diktaturat, do mbushen sheshet plot


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?