Meta me tone të larta nga Kampi i të rinjve në Jalë: Beteja jonë për 200 vitet e ardhshme, nuk kemi atdhe për të humbur

26 Gusht 2022, 22:17| Përditesimi: 26 Gusht 2022, 22:28

  • Share

Nga kampi i të rinjve të Partisë së Lirisë në Jalë, të cilët sot kishin ditën e fundit të qëndrimit atje, Ilir Meta u bëri thirrje të rinjve që mos të zgjedhin rrugën e shkurtër dhe të largohen nga vendi, por t’i japin fund kësaj drame duke larguar të babëziturit që janë në pushtet. Meta paralajmëroi se javët e para të shtatorit, do të jenë një pranverë e jashtëzakonshme.

‘Sot është dita e fundit në këtë kamp. E dimë se kush është beteja jonë. Është beteja për 200 vitet që vijnë. Nuk kemi atdhe për të humbur. Nuk kemi atdhe për të braktisur. Fundi i kësaj drame është që rinia dhe mundësitë për respektimin e saj dhe integrimin e saj është prioriteti i prioriteteve tona. Mos zgjidhni rrugën e gabuar për të braktisur vendin, hajdeni bashkohemi e bëjmë punën më të lehtë të shporrim këtë qeveri, që punon për një pakicë të babëzitur, që nuk e lidh asgjë me vendin tonë të bukur, e ti japim Shqipërisë shkëlqimin që meriton.

Rinia në veprim është rinia në vendimmarrje, është rinia në çdo hap dhe çdo mendim të jetës sonë. Si prindër si të rinj, si gjyshër dhe mbi të gjitha si patriotë që e duam këtë vend. Javët e para të shtatorit do të jenë një pranverë e jashtëzakonshme dhe shumë e vonuar. Ne do fitojmë dhe do u japim edhe lirinë patronazhistëve. ’- u shpreh Meta.

Edhe më herët, Ilir Meta në koordinim edhe me Sali Berishën kanë paralajmëruar një ‘shtator të nxehtë’, në kuadër të aksionit politik.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 27/08/2022 13:44

    Meta kokrra e legenit.

    Përgjigju
  • FATMIR Gaxhi Çafaj: 27/08/2022 12:10

    O Ilir Meta e vërteta të jesh i sigurt 200 % i sigurt që ti do të shkosh në burg. Ti të jesh i GËZUAR që spo shkon në burg por del e pëllet pa fund.

    Përgjigju
  • O tej: 27/08/2022 00:21

    Ne shtator Meta e Berisha do hane nje mut te madh.

    Përgjigju
  • Gshs: 26/08/2022 23:42

    Atdheu i jot do jete qelia 33 tek burgu i Recit. Aty do kesh edhe Ramen e Saliun e Lul boshin ene monen. Te pakten ti do jesh i vetmi me grua aty. Se mos te ju ngaterrroje Rama. Mbro brymen prapa o sorkadhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?