Ilir Meta

Meta mesazh në 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës: Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re

2 Mars 2021, 14:19| Përditesimi: 2 Mars 2021, 14:23

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në facebook në kuadër të 577-vjetorit e Besëlidhjes së Lezhës, duke theksuar se koha thërret shqiptarët për t'u bashkuar në një besëlidhje të re.

“Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re, për të ndalur shpopullimin, për të shenjtëruar votën dhe Kushtetutën, në referendumin historik të 25 prillit 2021.”- shkruan Meta në statusin e tij.

Kreu i shtetit shkruan se vepra e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, frymëzon sot më shumë se kurrë.

"Në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit më gjithëpërfshirës të të gjithë shqiptarëve përballë rrezikut të asimilimit dhe shkombëtarizimit, vepra e ndritur e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, frymëzon sot më shumë se kurrë. Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re, për të ndalur shpopullimin, për të shenjtëruar votën dhe Kushtetutën, në referendumin historik të 25 prillit 2021", vijon presidenti.

Komento

Komente

  • robi: 02/03/2021 17:38

    Kuvendi i beslidhjes se re do mbahet ne haremin naziskin te Jales. Fjalen e hapjes do ta mbaje strateg'ja nderplanetare, nderkombetare leshelike, babaxhike Kejdi dhembcakallja

    Përgjigju
  • Like: 02/03/2021 17:08

    Kur te zhdukeni ju te gjithe o hajdute e kermat e ketij vendi do te kete nje Beselidhje te re

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?