Bota

Meta mesazh për 11 shtatorin: Shqipëri-SHBA bashkë në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë! Të vendosur për çdo angazhim kundër terrorizmit

11 Shtator 2021, 10:25| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 10:28

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka dhënë mesazhin e tij përkujtimor për 20-vjetorin e sulmit terrorist në SHBA.

Ai shkruan se 11 shtatori është dita në të cilën nderojmë kujtimin e paharruar të jetëve të humbura dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe popullin amerikan!

Meta shprehet se Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, në të mirë të interesit të përbashkët të popujve tanë miq.

“Të vendosur, si vend anëtar i NATO-s, për të përmbushur çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm, autoritarizmit dhe çdo kërcënimi tjetër që rrezikon paqen dhe stabilitetin, kudo në botë.”, shkruan presidenti në rrjetin e tij social Facebook.  

Në fund të mesazhin të tij ai ka shprehur mirënjohjen për sakrificat e të gjithë ushtarakëve tanë dhe personelit mbështetës, që kanë sakrifikuar gjatë këtyre dy dekadave në vijën e parë kundër terrorizmi.

“I përjetshëm kujtimi i Kapiten Feti Voglit!”, shkruan ai.

 


Lajmi kryesor:

20 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA! Rama: Ditë kujtese në botën demokratike për vlerat e lirisë! Basha: Krah SHBA në luftën kundër terrorizmit, Kim: S'harrojmë viktimat, kujtojmë aleatët si Shqipëria


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?